Fatmir Minguli – Përsiatje për ” Antologjinë poetike” – Fluturim pulëbardhash – Botim i studios ” Emar-design & publicity ” Durrës

1508617_890986417600507_7806414437872001639_n

 Fatmir Minguli – Përsiatje për ” Antologjinë poetike” – Fluturim pulëbardhash – Botim i studios ” Emar-design & publicity ” Durrës

 

Dhe pak ditë para se të mbyllej jeta e vitit 2014, në dritë doli Antologjia poetike durrsake e titulluar me emrin e metaforës së fluturimit të pulëbardhave. Një libër sa i thjeshtë aq dhe për t’u admiruar, një antologji e ardhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, në Durresin e lashte dhe po aq të ri…

Antologjia poetike- Fluturim pulebardhash- është një nismë e studios “emar design&publicity” , nën udhëheqjen elegante të Presidentit të saj, piktorit të talentuar durrsak, Ilir Baci dhe zonjës së tij Arlinda, e shoqëruar me përkujdesjen korrekte të moderatorit, poetit durrsak Ardi Omeri.

   Kjo antologji, e para në llojin e vet për poetët durrsakë, është nje botim specifik, vlera e të cilës qëndron në përzgjedhjen e sinqertë të vlerave, me një perfaqësim sa më dinjitoz dhe me sistemin virtual të radhitjes në rendin paraqitës.

Vendosja specifike e punimeve nga perpiluesit është për t’u pergëzuar, e aq më tepër duhet dalluar puna redaktuese e poetes Flora Dervishi, e cila ka derdhur gjithçka të dijeve dhe eksperiecës së saj.

Ne parathënien e kësaj Antologjie thuhet se ajo është një “Odë poetike” pa shpërfillur rendin alfabetik. Për më tepër kjo Antologji është një ” sfidë ndaj ekranit elektronik” , një përcaktim më tepër se i guximshëm përballë botës virtuale të poetëve të rrjeteve sociale sidomos në Facebook. Kjo sipërmarrje është njëkohësisht dhe një “sfidë ndaj baballarëve letrarë të diskutimeve të kafenesë”, një pasqyrë që argumenton thjeshtë poetët e punës dhe jo të reklamës.

Gjithsesi në botimin e kësaj antologjie nuk kanë munguar përsiatjet e mundishme të perzgjedhjes të poezisë që është botuar për secilin autor. Në çdo pesë poezi eshte zgjedhur më përfaqësuesja e botës poetike të çdo autori pjesmarrës.

E ndjej si obligim të përmend emrat e poetëve durrsakë pjesemarrës në këtë Antologji, lista e të cilëve është: Bardhyl Agasi, Doranin Agalliu, Edmond Agolli, Kadri Lutfi Ali, Agim Bajrami, Artan Ballgjini, Enton Bido, Gladiola Busulla, Pjetër Cara, Durim Caca, Flora Gjondedaj Dervishi, Met Dervishi, Mimoza Erebara, Ruzhdi Gole, Abedin Grapshi, Aqif Hysa, Shahin Jaho Ibrahimi, Ledi Kacani Myshketa, Eva Kacanja, Myzejen Çullhaj Konduri, Suada Leka Kroi, Pirro Minguli, Vladimir Muça, Ymer Nurka, Ardi Omeri, Ilir Paja, Vaso Papaj, Merita Thartori, Olimbi Velaj, Moikom Zeqo.

Një respekt për ata që nuk janë më në jetë, por jo të munguar; kanë vend në faqet e kësaj Antologjie poetët Avni Mulaj, Sokol Olldashi, Shpëtim Myshketa.

Edhe për të qene sa me të hapur , jashtë çdo lloj sentimentalizmi të tipit të xhelozisë, Antologjia merr përsipër të fusë në faqet e saj këta poetë miq të përhershëm të durrsakve e veçanarisht të poeteve adriatikas: Migena Arllati, Riza Çato, Sara Fuga, Ollga Selmani, Genta Kaloçi, Dhimitër Jani Kokaveshi, Abdi Përgjegja, Zejnepe Alili- Rexhepi, Bilal Maliqi, Mimoza Cufaj Rexhvelaj, Sofia Nako Susak, Merita Smaja, Visar Zhiti, Albert Xholi.

Për një sy që vrojton është lehte të dallojë se në renditjen e mësipërme ka shume poetë nga Kosova, Maqedonia etj. Patjetër që është kjo një meritë inteligjente e autorëve të

“Fluturimit te pulebardhave”, fluturim që i zgjeron hapësirat jo vetëm te poezise por të gjithë fenomeneve të jetës shqiptare, andej dhe këtej kufijve te sotëm.

E si për të qenë plotësisht të kompletuar në delikatesën e tyre, realizuesit e Antologjisë kane sjellë në faqet modeste të saj edhe poetë te emigracionit siç janë:

Aleksandra Adami- Greqi, Astrit Balliu- Greqi, Skënder Lazaj- Itali, Bledi Trebicka – Greqi, Raimonda Moisiu- USA, Agron Shele- Belgjikë, Denisa Xhelilaj- Greqi.

Sjellja e këtyre poetëve që jetojnë jashtë Atdheut është jo vetëm fluturim i pulëbardhave të  poezisë por dhe një thirrje shpirtërore drejtuar në hapësirat e planetit për të thënë atë që është embrionale, toka e atdheut…

Dhe në fund si një ëmbëlsirë që nuk është vetëm e tanishme por dhe e së ardhmes, vinë faqet e talenteve të reja:

Adriana Istrefi, Xhuljan Përmeti, Romina Osmanaj, Megi Kullesi.

Hartimi dhe krijimi i Antologjive nuk është punë e lehtë. Eshte një guxim i bazuar në vlera, talent, eksperiencë, dashamirësi, virtualitet artistik, performancë e kohës.

Prandaj lind një pyetje. Kujt i takon të bëjë Antologjinë e poetëve apo shkrimtarëve të qytetit? Ndoshta shoqatave që kanë tagër me tituj institucionalë edhe pse jo qeveritare! Edhe në se ata nuk e vënë ujin në zjarr për këtë detyrim moral ndaj komunitetit të shkrimtarëve, janë të tjerë qe u vlon zjarri i dashurisë për qytetin e tyre, me dashurinë e sjelljes në shikim të parë te veprave të bashkëqytetarëve të tyre.

Kjo eshte shprehja më e mirë e qytetarisë durrsake, larg tendencave të qëllimta që nuk kanë lidhje aspak me jetën e një qyteti me histori të lashte, djep i kulturës dhe i artit kombëtar.

Botimi i çdo Antologjie nuk është fundi i saj, në të kundërt është vetëm fillimi i një jete të re, hapje e një dritareje gjithëperfshirëse për ” poetët e qyetit tim” , është një botim që bëhet pa ndërhyrje të shumta për t’ u bërë pjese e saj. Pikërisht për këtë të fundit duhen përgëzuar Ardi Omeri dhe Flora Dervishi, të cilet e bënë vetë përzgjedhjen pa përfillur as edhe kurfarë ” sulmi” të pseudopoetëve e të mediokërve reth e rotull.

Ata bënë përzgjedhjen e tyre, bazuar ne vlerat e  poetëve të Durrësit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s