ANTOLOGJI MBARËKOMBËTARE ( Çlirimtarëve-Ilaz Kodra & Antigona Fazliu) / Nga Ajet Shala

10885202_826238220781289_108736016283418550_n

 

ANTOLOGJI MBARËKOMBËTARE
(Çlirimtarëve-Ilaz Kodra & Antigona Fazliu)

 

 

10885370_821911724547272_4469155935554357893_n

Nga Ajet Shala

 
Fjala “Atdhe” dhe “Nënë”, janë fjalët më të mëdha dhe më të çmuara. Me to njeriu ndihet krenar dhe i lumtur kur i rrëfen, e në veçanti, një gurbetçar që është me mall edhe të shkurreve të malit ku dikur i grisën rrobat. Mbusha 25 vite këtu pas shtatë bjeshkësh, mes Alpeve të larta Helvetike. Gjithmonë me atdheun brenda vetes. Në secilin damar timin qëndron çdo cep atdheu aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë. Çlirimi i Kosovës nga ushtria çlirimtare, për mua që gëzimi më i madh në jetën time dhe i tillë do mbesë përherë. Liria është gjëja më e çmuar në jetën e një njeriu. Vetëm një vend i lirë mund të quhet “Atdhe”, ku mund të flasësh, shkruash dhe të veprosh lirshëm. Neve gjithë sa jemi, këtë liri që gëzojmë sot, e kemi porosi nga gjithë ata martirë, dëshmorë që dhanë jetën. Çlirimtarët veteranë të luftës që na u kthyen si fitimtarë lirie me shumë shokë të tyre bashkëluftëtarë, tash invalidë që lanë gjymtyrët dhe pjesë tjera të trupit në fushëbeteja, dhe pse me paterica, së bashku me ta të gjithë e gëzojmë lirinë.Unë, si poet, kam botuar 5 vëllime poetike. Njëri ndër to është botuar në gjuhën italiane. Nga të gjitha poezitë liriko-epike, vargu për çlirimtarët me ushqen shpirtin tim duke e ndier veten borxhli ndaj atyre që na e dhuruan lirinë. Secili varg për çlirimtarët më buronte nga zemra, pasi secila shkronjë për çlirimtarët gjendet në damarët e mi. Këtë e kam ndjerë dhe hedhur në letër e që përfshin pjesën dërmuese të punës sime. Jo rastësisht e pata bërë poezinë për çlirimtaren dëshmoren Antigona Fazliu.
Që në moshën më të mirë rinore, akoma pa mbushur 17 vite, la librat si nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë dhe ju bashkëngjit radhëve të UÇK-së. Fillimisht angazhohet për të shërbyer në spitalin ushtarak, i cili funksiononte për komunën e Drenasit në Gradicë. Antigona ishte bashkëluftëtare e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit gjer në rënien e tyre heroike. Është njëherësh edhe një trimëreshë, heroinë e vërtetë. Pa iu trembur syri fare luftoi ballë për ballë me armikun në shumë fushëbeteja të rrepta përkrah Komandantit Ilaz Kodra. Ai ishte dhëndërr i familjes Fazliu, i martuar me vajzën e madhe Kimeten. Antigona asnjëherë s’iu nda betejave, por gjithmonë vullnetarisht merrte iniciativa. Kështu vazhdoi gjer 30 prill 1999, kur bie heroikisht në një betejë të rreptë për ballë armikut së bashku me Komandantin Ilaz Kodra, duke mbrojtur popullatën civile në Vërboc të Drenasit. Rënia e Antigonës në mbrojtje të atdheut ndër shekuj s’ishte e para. Ajo ra si heroinë e tretë në fushëbetejë, pas Shotë Galicës e Xhevë Lladrovcit. Drenica është vend UNIKAL në botë ku ndër breza e shekuj bien heroikisht trimëreshat për altarin e lirisë. Ashtu si dikur Nora e Kelmendit e Tringa e Smajles. Antigona vjen nga një familje me themel të fortë ndër gjenerata nga një fshat që quhet Gradicë, i njohur për rezistencë dhe për trimëri. Këtu ka luftuar Mehmet Gradica në luftën e Shaban Polluzhës, kundër serbo- çetnikëve jugosllavë.Nëna e Gonës, Hyra Grajçevci nga fshati Hade, i Kastriotit është kushërirë e veprimtarit të çështjes kombëtare, mësuesit Fazli Graiçevci. Atë e mori policia e Rankoviçit para nxënësve dhe e mbyti nga torturat në burg në vitin 1964. Babai i Gonës, Agushi është nip i Llaushës, familjes së mësuesit Halit Geci, i cili u vra me ditar në dorë para nxënësve të tij, në luftën e fundit më 26 nëntor 1997.
Ajet Shala “Ajhasha” .Ch
KUJTESA QË BLERON NË KOHË
Një jetë të tërë kam jetuar me blerimin. Edhe kur shkijet e egër ma digjën arën, grurin, misrin, pemët, kullën me oxhak e frenxhi, ftoin hardhitë, gardhin sërish kujtesa për blerimin nuk më humbi kurrë. E thosha me vete se ditën që do fitojë lirinë Kosova, do ta mund sërish shkanë dhe me blerimin e kullës sime, të pragut tim. të shtëpisë së babait tim, Habib të nënës Fatime që më iku më njëmijë e një pengje të pathëna, të gjithë trojeve të Kosovës. E kur vij nga mërgimi në kullë e ngopem me blerimin e tij më duket se them me zë të lartë: “Të kam mundur dy herë, o shka i zi që më dogje, që më vrave djemtë, çikat në lulen e rinisë. Që më burgose burrat! Të kam mundur dy here, tre here… E duart i mbusha me farën e ugarit në tërë këto vite. I mbusha me lastarë që rinoheshin bukur mirë si për të kuptuar dhe ata misionin e bukur që kishin marrë me mua, rinimin, kujtesën, lavdinë e përtëritjes E kisha në sy kujtesën e blerimit edhe kur bëra libra me poezi. Pak si vonë, më tha dikush. E besova, ashtu si më besoi dhe ai mua që më duhet të laja qoftë dhe pak vonë borxhin ndaj fjalës së bukur të kombit tim që u godit jo pak nga pushtuesit e shumtë. Shumë gjëra në jetë njeriu i bën se duhet t’i bëjë. Duhet të bëjë këpucë, qilim, tavolina…Duhet të mbjellë e të korrë, të lindë fëmijën e të përcjellë të larguarit nga jeta. Të dojë mikun e shokun kurrë mos ta presë në besë. Të ndihmojë të varfrin dhe të mos i kthejë kurrizin familjes dhe tokës.
Kam jetuar brenda këtyre kodeve të pashkruara të një jete, kam ecur dhe jo pak herë edhe jam lodhur. Njeri jam dhe unë bre, njeri toke që lodhet, që qesh që qan, që zemërohet që dëgjon që klith, që pickon, që dashuron, që gatuan që i bie lahutës, që udhëton në vise të panjohura. Kudo ku shkoj ulem në varret e trimave Ah, sa keq, po dhe sa bukur. Rrallë kombe në botë kanë një kontribut të vajzave të tij për lirinë e ëndërruar. Të gjithë ia kanë besuar vetëm forcës dhe guximit të burrit tek ne ndryshe dhe bukur ndryshe. Nëse do i them një të huaji se një vajzë 18 vjeç luftoi dhe u vra për lirinë do të befasohej. Një Zhan D’Ark franceze ka mbushur librat e historisë së Francës ndërkohë që ne kemi me qindra të tilla Por që shumë herë kanë mbetur brenda ugarit që i mori trupin për hirëzim. E këte traditë heroinash, Antigona e trashëgoi nga Shote Galica, me pastaj edhe nga bashkë çlirimtarja Heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci. E Drenica ime edhe pse është një histori kombëtare në vete. Ajo është edhe shumë e veçantë, dhe UNIKATE. në Botë, pikërisht për heroinat e dhëna, ndër breza. Dhe nisa të bëj një libër të rrallë që po ua vë në dorë. Nuk jam i pari, as i fundit, po nuk dua që libri të ketë kujtesë. Kosova ka shumë këngë, ka shumë valle për trimat, ka shumë bëma e gojëdhëna Ka shumë arkiva që flasin për ta. Po ja që duhej dhe një libër për librat. Unë që mund të them se jam kalitur me shumë vështirësi nuk e mbajta emocionin e kësaj pune që në fillim. Kërkova, iu luta miqve të njohur e të panjohur. Dhe të gjithë e bënë dhe më mirë këtë punë Poezi tregime për dy dëshmorë Ilaz Kodra e Antigona Fazliu dhe ja ua solla. Po kujtoj këtu thënien e Kadaresë, asnjë urdhër zyrtar nuk i detyronte miqtë e mi poetë prej të cilëve dhe burra dhe vajza. Po e bënë dhe është pak t’u thuash, ju faleminderit! Ju lumtë!
FALËNDERIM:
Përzemërsisht ju falënderoj të gjithë juve krijues të vargut, poetë e poete, shkrimtarë e shkrimtare, nga mbarë trojet tona etnike dhe nga diaspora për bashkëpunimin në antologji. Të gjithë së bashku ia dalim në çdo shteg. Askujt s’i kemi borxh më shumë se sa zotit, shpirtin dhe dëshmorëve, amanetin për çka ata dhanë jetën, për të shtrenjtën liri. Për atë liri që fëmijët tanë po e gëzojnë së bashku me ne. Andaj të gjithë ne, si krijues, duhet të nxjerrim energjinë kombëtare të akumuluar me vite dhe ndër shekuj. Bashkë me vargun për çlirimtarët po bëjmë një vepër patriotike dhe humanitare…Sa i përket familjeve të çlirimtarëve që dhanë më të dashurit e tyre, shpresojmë që vargu ynë të jetë një balsam për plagët e familjarëve për më të dashurit, si dëshmorë të atdheut. Gjithashtu nga zemra ju falënderoj të gjithë krijuesit që sollën vargje për antologjinë. Falënderoj dhe familjet Kodra nga Prekazi e Fazliu nga Gradica për dhënien e kontributit. Në veçanti i falem të nderuarit Z. Hajriz Fazliu, vëlla i Gonës për punën dhe bashkëpunimin në antologji. Kurrë në jetën time s’jam ndierë më i lumtur dhe më i pushtuar nga gëzimi i shpirtit. Nuk e kuptoj se si puna shkonte deri vonë në orët e hershme të mëngjesit në antologji. Po ua them juve, o të nderuar krijues, që po merrni pjesë në këtë projekt kombëtar “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu” se jeni ju ata që mua më dhatë forcë dhe energji me vargun tuaj emocional dhe patriotik që ju buroi nga zemra për çlirimtarët. Vargjet tuaja më bënë që të mos ndjej uri kur jam duke punuar. Vargu juaj ushqeu shpirtin tim dhe ndjenjën time. Mendoni se sa do të ndikojë tek familjarët e dëshmorëve. Andaj ju përshëndes dhe ju falem me respektin më të madh për juve, Ajet Shala.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s