Margaret O’Driscoll (Irlandë) – Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018 / Solli në shqip M. Ribaj

Margaret O’Driscoll (Irlandë)

Margaret O’Driscoll është një poete irlandeze, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e dymbëdhjetë nipërve dhe mbesave. Përmbledhjen e saj të parë me poezi, me titull “Gjërat më të mira në jetë janë të lira”, e botoi në vitin 2016, dhe për këtë libër ka marrë vlerësime shumë të mira nga kritika letrare. Shumë nga poezitë e saj janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, si në gjuhët finlandisht, persisht, shqip, hindu dhe gjuhën hollandeze. Ajo është pjestare në shumë antologji dhe revista ndërkombëtare. Një poemë e saj ka shërbyer si tekst i një kënge blues. Ajo ka shkruar edhe letërsi për fëmijë dhe është përfshirë në një antologji ndërkombëtare të poezisë për fëmijët. Si në jetën e përditshme edhe në poezi, Margaret është një grua plot shpresë, plot energji.

D. Malo

 

Pergjithmonë e virgjër

Lerini pemët të rriten aty ku duan
Lereni fierin atje në kodër
Lereni rrjedhën te vërshojë përhumbur
Lereni natyrën të bëjë të sajën

Lerini bimët të riprodhohen
Lerini zogjtë që të ushqehen
Mos e prishni vendin
Lereni skenën përgjithmonë të virgjër

 

Jeta është ajo që ju e bëni

A e keni parë ndonjëherë lindjen e diellit
Apo mjegullën tek shperbehet
Ae keni dëgjuar korin e mëngjesit
A mund t’i dalloni zogjtë nga njeri-tjetri

A buzëqeshni duke thënë mirëmëngjes
A keni mëngjësuar ndonjëherë jashtë në ajër të pastër
A këndoni në dush
Sikur të mos gjendej askush përreth

A punoni me kënaqësi
A relaksoheni gjatë pushimit
A e pini kafen ngadalë
A shijoni çdo gulcim të tortës tuaj

A jeni të sjellshëm aty ku punoni
A u buzëqeshni atyre që takoni,
A ua ktheni përshendetjet
Ndërsa ecni pergjatë rrugës

Përpiqunii të jetoni momentin,
Përpos gjithë kërkesave të jetës
Jeta është ajo që ju bëni
Pra, kape atë me të dyja duart

 

Pikat e vesës

Kohë mengjesi, mëngjes maji
Dielli rrezaton ndritshëm përjashta
Margaritarët varen në një rrjesht
Të gjithë përgjatë rrëshqitjes

Duke i dhëne shkëlqim vësës në bar
Kristalet ndrijnë në këtë kolovatje
Zinxhiri i margaritarëve është bërë dje
Shkëlqen si diamantet në një gjerdan

Solli në shqip M. Ribaj

 

Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s