MË NDODH … / Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

MË NDODH …

Kam herë pas here një përhumbje akute,
që më çon në rrugëza të pjerrta zemre.
Eshtë i çuditshëm! Si një atak zgalemësh 
shpirti i një femre.

Çfarë nuk po mundem të përmbaj dot?!
Më rrjedh një lot…
Ashtu kot!

Njolla të forta fotosintezash,
që asnjë detergjent i kushtueshëm,
si heq dot,
mbeten aty për të kujtuar
e pëshpëritur diçka,
që duhej ta jetoje, apo jo!

Dhe afrohem, dhe largohem,
dhe tkurrem, e kurban bëhem ,
për gjithçka që emërtohet dashuri :
Nënë, Grua, Bijë, Fëmi .

Çkërkoj vallë? Çtë më ketë mbetur këtu?
Po atje? Po aty? Çështe e imja, nga mua,
nga ajo, ai, Ty ?
Vjen zbatica e dallga qetësohet së fshiri
fosilet e fundit të vegimit nëpër sy .

Po kush erdhi dhe ma shqeu perden e syrit
ç’ të jetë, çfarë po ndodh me mua përsëri ?!
Ç’ është ajo që më duket se shkoi kot.
Ja…, rrjedh përsëri edhe një lot.

Por buza çuditshëm,
nis e nënqesh,
nën pjalmin e një pohimi.
Harbon rrezikshëm,
dëshirën,
dhe kokën ja ul çdo dëshpërimi …

Gruaja, ështe sfida më e ndërlikuar,
e çdo qytetërimi!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s