ATY NË GOLI OTOK (Dedikim-Ramë Bislim Malokut,ish i burgosur politik) / Poezi nga Isa Maloku

Poezi nga Isa Maloku
 
 
ATY NË GOLI OTOK
(Dedikim-Ramë Bislim Malokut,ish i burgosur politik)
 
Aty në gjykatën e Pejës
Akuzën e bëri copë e grimë
Para gjykatësit shqiptar
Që ishte kundër bashkimit kombëtar.
 
Ju bë ai rob regjimit gjakatar
Me barka e dërguan të lidhur me zingjirë të ndryshkur
Aty ku kishte vetëm furtunë e kurrë nuk binte dëborë
Aty ku nuk lejohej asgje e shkruar të delte nga ai burg.
 
Fytyra të molisura nga puna
E kurrë të ngopur nga buka
Në karantinë
Na mësuan rregullin shtëpiak.
 
Eshtrat as kufomat
Nuk do të ju kthejnë familjes
Pa e kryer denimin
Çdo ditë nga çelia 121 dilte nga një i masakruar.
 
Shikimi i trupave të tyre ishte ekspozita jonë
Gurë dhe vetëm gurë
Sa të sheh syri
Nga dritaret e vetmisë.
 
Shoh tym pluhur rroba te zhurbosura
Nga lindja e ishullit të mallkuar
Akoma derdhen djersë të vdekjes
Aty ku ka fillim të rrëfimeve.
 
E kur nuk kanë mbarim
Aty ku xhaxhai im i qante
Gurët me gurëe
Pa çekan.m
 
Akuzën e beri copë e thërmije më thonjë
Me lekurën tuaj të përveluar
Nga rrezet e diellit që ishin duke qarë dheu
E ty kurrë askush nuk ti pa loët.
 
Burgu i Goli Otokut është mbyllur dhoma 121 akoma
Jehon zëri juaj
Dosjet e tua nuk do ti kap kurr pluluri i harreses
Ato do të ruhen në dhomen time si metear
Babai im edhe i vdekur
Pushon afër trupit tuaj.
 
E për se gjalli ishte ideator i yt
Amanet na lanë të dy lirinë
Bashkimin në mua e rininë përgjithmonë.
 
Xha Ramë falma edhe një herë plisin tuaj
Mos t´i ndi kurrë dhimbjet e tua.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s