SI E LEXOJ UNË TREGIMIN E SHKRIMTARIT MYSLIM MASKA “ËNDRRAT E NËNË MARIES” / Nga: Arqile V. Gjata

SI E LEXOJ UNË TREGIMIN E SHKRIMTARIT MYSLIM MASKA “ËNDRRAT E NËNË MARIES”

 

Nga: Arqile V.  Gjata

Në tregimin e shkrimtarit Myslim Maska…fantazia është një nga fjalët më pikante, më të këndshme dhe më ledhatuese, e cila, në tërësinë e kuptimeve të saj, të bën të mendosh, të ngërthen, shpalos vlera pozitive shumë ndryshe si konceptime të koduara në një krijim letrarë, në prozën e autorit.
Në tregimin e M.Maskës kemi një evolucion imazhesh që kapërdin rrëfimin si një skenar filmi të ngulitshëme në kujtesën e lexuesit, që autori shkruan. Gjithë tregimi krijon një “të vërtetë”, perceptim, përfytyrim sikur gjithçka e “prek” me dorë, me ngjyrime mendimesh në trajta shtresore ku lexuesi zbavitet, këndellet së tepërmi me imagjinatën ku, siç shkruan shkrimtari Novruz Abilekaj…”Portretet, lëvizjet, kuvendimet janë si në realitet dhe fundosen brenda ëndrrës.”
Në mendjen e lexuesit të këtij tregimi , çelin gjithshka kur Nëna Maria e autorit “pi hapjen e gjumit”.
Dhe aspekti kohor i tregimit përplotëson psikoanalizën e Nënë Maries, kohë e cila në vetëvete ka ritmin dhe masën e një fabule të “një tregimi që ka gjithçka, mit dhe realitet brenda”, siç mendon poetja Armela Hysi!
Në tekstin e tregimit mbizotëron funksioni i shtresimit të mendimeve, sa filozofike, aq dhe mitike, sepse sa herë që Nënë Maria bie në ëndër ajo me mënyrën semantike të të shprehurit dhe sipas një “kodi”, atë të ëndrrës, Nënë Maria ndryshon trajta…!
“Mijёra petale kёpucёbuta e mbushin botёn me bardhёsi. Plot me jetё e mbushin jetёn, plot me dritё. Gjithçka vezullon e ndrin. Kristalet e borёs i merr nё dorё Nёnё Maria dhe i hedh nё qiell. Dhe qiell e tokё mbushet me
miell. Me bukuri me dlirёsi. Dhe njeriu ndjehet mё mirё. Mё i bukur, shpirt flori.!…”
Sipas filozofisë së zhvillimit mosha tregon realisht, shumë a pak zhvillimin e indentitetit si bazë për personalitetin, një gjë të till tregojnë dhe “Ëndrrat e Nëna Maries”. Në këtë tregim elementi kohë(moshës së Nënë Maries) është shumë i spikatur për të kuptuar dinamizmin filozofik të saj si qenie njerëzore, apo mitike për ndërlidhjen midis vetes së saj dhe dhe botës sociale që e rrethon.
Duke lexuar tregimin “Ëndrrat e Nënë Maries” në çdo ëndërr që përjeton Nënë Maria, ajo rritet në moshë dhe më shumë zbukurohet! Ky “zbukurim” përsoset nga figurshmëria që indetifikohet me shtresime të “çuditshme” mendimesh, që jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë “kod” të mirëgjetur nga shkrimtari me shumë inteligjencë krijuese tregon se sa lart qëndron ky tregim si filozofi dhe si krijim letrar!.
Lënda e tregimit, mjetet artistike dhe psikika krijuese,, sidomos niveli i lartë i gjuhës-estetike dëshmon qartë për një autor të talentuar në gjinin e tregimit.

Nëntor 2016-Athinë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s