Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
DUKE IKUR NË PAKTHIM
 
Kurora lulesh
Përditë e ftojnë dashurinë
Ndaj të ndjerit
Në mbrëmjet pa diell
 
Unë sot
Mezi që kam përfunduar
Një monument fjalësh
Të nisur nga vjeshta
E shkuar
Një dorë e huaj e trazon
Mëngjesin
E të reshurave të vonuara
 
Nganjëherë netët
Përgjaken në degën e dritares
Shtegu i varrezës nis
Që nga varri i babait
Dhe bashkë me muzgëtimin
Po thahet pylli –
Një flirtim shkëlqimtar
Pa dijen e kujtimit
Dhe shkencën e fjalës
 
 
 
KUSHTRIM BALLKANIK
 
Eja me kandilin tënd të bekuar
T’i lexojmë së bashku vargjet e dashurisë
Kur lulet shkundin kujtimet nga shikimet
Ti më pret me durimin e përjetësisë
Derisa unë një rebel në xhepin e botës
Kaherë ëndërroja gjoja se jam
Duke depërtuar në përjetësinë tënde
Me dhuratat e ëmbla që m’i fale…
Dëshiroja të jem biri besnik i qiellit
Atje ku mbaron koha e fillon dashuria…
Pardje isha mërgimtar në atdheun tim
Dje desha të fluturoj në perëndim
Kurse sot mbeta këtu ku jam
Ku jam e s’jam dhe kam e s’kam
Asgjë tjetër përveç shpirtit tënd
Që më fton të ikim nga mëkatarët
E shekullit të vdekjes së programuar
Që gratë e veta i kanë tradhtuar
Për të përjetuar një jetë të shfrenuar
Duke i bërë rrush e kumbulla paratë
Për do dosa të huaja në Bukuresht
Ku vetëm Bubullima është mbret
Kurse kodoshi turp i familjes së vet…
Ejani ta varrosim përtacinë tonë
Në zgërbonjat e pendesës
Eja moj zanë me kandilin e bekuar
Shqiptarizmit t’i japim moral ideal
Duke ia përlindur besën dhe shpresën…
 
 
 
NË ZEMËR TË ARBËRISË
 
Nga Parajsa erdha ta shoh
Si e prisni dritën
Në zemër të Arbërisë.
Fëshfërimë yjesh.
Muret e shtëpive të vjetra
Porosinë erdhe e mbajnë në vete
Frymëmarrjen. Qenie e gjallë,
Historia hyn dhe del nga dyert:
Bebëzat i drejton drejt Kështjellës,
Ngazëllimin e mban mes oborresh,
Qetësi mbëlton mes shtatoresh,
Shtëpi lidh mes shtëpish,
Mure lidh mes muresh,
Frymëmarrja juaj
E mban të pashuar dritën në vatër.
E gjallë, Historia rritet në Çerdhe,
Ndërmjet mureve i shpërlan teshat,
Të bardha, teshat presin:
Çfarë hijeshie!
Teshat e bardha flasin mes veti,
Zjarri kënaqet në vatra,
Njerëzit dëgjojnë ç’ thotë era në mbrëmje,
Muret dëgjojnë ç’ thonë trëndafilat në mëngjes,
Pasqyrat dëgjojnë ç`ka thotë
Shëmbëlltyra juaj në mesditë.
Çfarë hijeshie: teshat e bardha
Rrjedhin përmes Shkumës së natës,
Shkojnë drejt detit për hatër,
Qenie e gjallë, Historia
Ta pjek bukën në Vatër.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s