Kalendari poetik: Afanasij Afanasjeviç Fet-Shenshin (1822-1892) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Afanasij Afanasjeviç Fet-Shenshin

(Portreti i poetit, punuar nga piktori i madh rus Ilija Rjepin)

 

Kalendari poetik: Afanasij Afanasjeviç Fet-Shenshin (1822-1892)

Afanasij Fet (Афанасий Афанасьевич Фет Шенши́н) u lind më 23 nëntor 1822 dhe ishte poet, përkthyes dhe shkrimtar rus, shpesh i papërfillur prej kritikës letrare të kohës, por i admiruar nga shkrimtarë kalibri si Tolstoj, Turgeniev e Nekrasov dhe i vlerësuar më pas nga poetët simbolistë Aleksandër Bllok dhe Andrej Bjellij. Ja një poezi e tij:

MË KOT MES TURMËS…
(между толпой)

Ashtu kot, përzjerë mes turmës, e dashur,
Rrugës plot zhurmë, shpirtndrydhur, s’kam pse shkoj:
Fati tek ti, e di, s’ka për të më qasur,
Syt’e tu të kthjellët s’kam se ku t’i shoh.

Njëherë m’u çfaqe si vegim mrekulli,
Mes njerëzve të shumtë, koti, të lehtë,
Shpejt shkon kënaqësi, dashuri, rini,
Ëndrra, lavdi, por ti ishe ca m’e shpejtë.

Ata sy diçka të re për mua thanë,
Padashur, e vërteta më mbushi plot,
Ashtu si agimi ngre perden e natës,
Ç’pashë, ëndërr e ëmbël, s’e harroj dot.

E bukur ëndrra, sado zgjati aq pak!
I vrarë tani, nga breng’e pakuptimtë,
I vetëm bredh, pres atë vegim me ankth,
Ja, para meje pluskon, qartë, plot dritë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj (nga rusishtja)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s