Kuq e zi Shqiponja jonë / Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Kuq e zi Shqiponja jonë

Përmbi dete ngjyrë e kuqe
atje sipër malit, sipër reve të shkëmbit
në shtegun e artë 
si zog i kaltër bëhem valë
gjumë prishur,fytyr ngrysur,
mëndje e shpirt sa enigma,
zhveshur si lisi në bjeshkë,
kokën ulur syri i përlotur
plot kujtime nëpë mote
larg dhimbjes tënde vendlindja ime.
zemra nga malli kthyer në prush
largësia shpirtin heshtur vret.

Kuq e zi me flet detit,
sikur Shqiponjat në qielli magjik
atje te bregu, te hija e kohës,
mes ëndrra,në guaskën e vetmisë
mbrëmjeve si valë lumi shkulet nata,
në dritën tënde hënë e plote ,
ti emër i shquar,që ndriçon përditë e përnatë,
në atë vënd ku lulëkuqet çelin kurorë të arta.

Malli etur si valë e lëshuar, ma dieg zemrën flakë,
s’ka mesnatë që s’më prishet gjumi,
nëpër ëndrra veç ty po të përkundi
me ni lot me ni përmallim
hapat hedhur drejtë vështrimit
sa herë që afrohet 28 Nëntori
lotët kthëhen në rreze dielli.

Ti bukuri kalimtare Shqiponja jonë kurore artë
si hëna e bukur shëndrit në qiell
lulebora e pafajshme,me ngjyrën gjaku dëshmorë..,
ty të gjithe ta kanë zilinë
buzëqeshje qendisur nga dielli,
në dritën tënde çelin lule shqiponja
tej detit e gjithë qielli arbëror,
të gjithë të mbeten,dit e re,
kuq e zi je zemra jonë.

Sa larg, shumë larg,mergimtare,
atdheu im, gjithmon aty pranë
si shqiponjë të mbroj
thellësi e mrekullisë,valvit ti sot krenare,
me ty zemrën kami sot e nesër
anëmbanë ku ka shqipëtar
e gjithë bota aty ka shqipëri
një shqipe nënë ty të kemi ,
Kuq e zi Shqiponja jonë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s