POEMËN QË NUK E SHKROVA KURRË / Nga: Ramiz Kuqi

POEMËN QË NUK E SHKROVA KURRË

 

Nga: Ramiz Kuqi

Edhe pak ditë na ndajnë nga nëntori. Muaj historik për shqiptarët. Rrugë e mbushur me dhembje. Edhe krenari. Nëpër stinë ka edhe germa gjaku.

E si m’u rikujtua 28 Nëntori i vitit 1945. Atëbotë unë ende nuk kisha lindur.

E lindjet ishin të vështira!

Kur u rrita , mësova edhe për xhaxhanë Izahir, të cilin nuk e njoha kurrë. Mbaj mend vetëm lotët e Lokës, një heroinë e familjes Kuqi, e cila bashkë me të tjerët, në ato kohë të vështira kur luftohej për të siguruar kafshatën e bukës për gjashtë e më shumë muaj , ajo bënte jetën si shumë nëna tjera, në tëbane, buzë Sharrit plak.

Atje, ku shpesh, netëve të vona të vjeshtës, kthehej Abdyl Dura me shokë për të gjetur strehë nate. E Zylba, një njeri fisnik e i ngrohtë me njerëz, pajtonte brenda ditës ndonjë fshatarë që zihej për punë bagëtie ose ndonjë « mexhe» të arës.
Stani i tij në arat e Qafës së Kepit ku ai kalonte verën me bagëti, ishte berë strehë për njerëzit e lirisë, luftëtarët e Abdyl Durës me shokë.

Por Zahir Zylbehar Kuqi , nuk deshti të shërbente në ushtrinë sllave, ndaj edhe braktisi atë , dhe sipas të asaj cfarë më ka rënë të dëgjoj në familje, ai bëri thjeshtë jetë kacaku nëpër male, gjithmonë duke gjetur edhe strehë ndër miq të babait, i cili kishte respekt edhe nëpër fshatra përreth.

Verën e vitit që iku(2017), korrik a në gusht, nuk e mbaj mirë ditën e datën e takmit me mësuesin Osman Kuqi, i lindur dhe i rritur në gjiun e vendlindjes së tij, në Kotlinën time të dashur, e cila edhe më frymëzon për shkrime letrare.

Mësuesi Osman, fillet e para të punës i bëri në vendlindje , dhe si normalist, me dije të kohës, shpërndau dritë diturie tek nxënësit e disa brezave. Ai, edhe sot, e kujton me mallë vendlindjen e braktisur, por kurrë të harruar.
– Paske bërë më mirë, – e pyeta pak si i frikësuar.
-Po, po. U riktheva. Sic rikthehem cdo natë me ëndrra buzë lumit , atje kur babai më thoshte shpesh në biseda të natës. Atje, në ahurin e shtëpisë së vjetër, natën vinte Izahir Zylbehar Kuqi. Në stinën e vjeshtës, kur binte shi e nata stërgjatej, ai linte strehën e tij në Ureq, matanë lumit, mbi livadhet e Padinave, strukur në thellësi të pyjeve të dendura , mbuluar me drunj e degë lisash, i fshehur, kalonte netet. Atje, dy motrat,e shumë kushërira, zbritnin rrugicave dhiare për t’i dërguar bukë dhe veshje.

Në ahur, vazhdonte të tregonte mësuesi Osman, babai thoshte kishin përgatitur një hapësirë të gropuar ku ishte bërë një shtrat prej drurit .
Hapësira mbulohej mr kashtë e bar të tharë dhe aty lidhje kali . Për t’i ikur ndonjë bastisje në mesnatë.

Ai aty bënte gjumin e natës , dhe pa lindur dielli kapërcente urën e lumit, pranë mullirit dhe ngjitej drejt Ujit të ngrohtë, i cili në asnjë stinë, sic thonë rekasit e lagjes, nuk frohet.

Babai Ramadan, të cilin shkurtimisht e thirrnin Dan, na tregonte se Izahiri, vinte i armatosur: një pushkë mbi krahë, dy bomba dhe një rrethatore me plumba.

E di saktë vendin, më tha Osmani.

Një ditë bëra udhë në këmbë, përgjatë udhës së asfaltuar, dhe pashë oborrin të mbushur me ferra. Në grumbullin e gurëve, rri e strukur koha e kujtimeve të bukura dhe të trishta.Aty, për një cast m’u kujtua babai rrëfimtar për Izahir Kuqin. Mbaj mend vetëm lotët e mia. Ajo që nuk shkruhet, më tha mësuesi Osman, tretet si kripa në ujë. E brezat harrojnë.

Edhe pak ditë hyjmë në nëntorin e shekullit të shqiptarëve, muajin e Nëntorit historik të vitit 1912.

Të Shqipërisë së copëtuar atëherë e të Kosovës së okupuar nga sllavët , dhe të gabimeve të klasës politike partizane shqiptare.

Më 28 Nëntor 1945 u vra Izahir Zylbehar Kuqi.Atë e dorëzoi në besë i ati. Ai kishte marrë besimin e « dostit» të tij Shukri Doganit për të cilin thonë se atëherë ishte caktuar kryetar i komunës. I lidhur këmbë e duar, në kilometrin e dytë, në një udhë të ngushtë, rrethuar me lisa – e kishin vrarë xhandarët serbë, të shoqëruar, ndoshta edhe nga ndonjë puthador i kohës.

Po kënd e pyeste ajo ushtri barbare prej xhelatëve, kënd?

Dëshmitë e luftës së fundit në Kosovë mbase na e bënë me dije këtë.

E kishte dorëzuar Zylbehari, i njohur me shkurtesën e emrit Zylba për shkak të kërcënimeve, maltretimeve, bastisjeve të fshatit Kotlinë e Ivajë- deri në djegie.

Të vrarë, e kishin lënë në rrugë, pa e lajmëruar askënd, as babanë e të ndjerit.

Kufomën ,ne kokë të përgjakur e të ndarë, e kishin parë në mëngjes disa fshatarë, të cilët  ishin nisur për ndonjë punë deri në Kacanik.

Izahir Zylbehar Kuqit nuk i dihet varri. Më ik mendja se në ato vite të rënda, kur Drenica digjej në flakë nga artileria e ushtrisë dhe policisë jugosllave, varrimi i tij ishte bërë në fshehtësinë më të madhe.

Ai la pas të birin, Feridin kur ishte gjashtë muaj.

Në vendin ku u vra i ati i tij, Izahir Zylbehar Kuqi,Feridi , djali i tij i vetëm që la pas vdekjes, ia ngriti një lapidar përkujtimi.

Poemën që nuk e shkrova kurrë!

Oslo, më 26.11.2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s