Poezi nga Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

…PËR TY…

Të besova ty
Të hapa zemrën time
Të tregova plagët
Vitet plot trishtime.

Ti m’i fshive lotët
Buzëqeshjen ma rizgjove
Më bëre të lumtur
Dhembjen ma largove.

Më bëre të të dua
Ma more zemrën e art
Ndeze sërisht në mua
Në shpirt ndjenjën e zjarrt.

Ty ta fala zemrën
Dhe shpirtin e brisht
Ti mi more të gjitha
Dhe vetëm më le sërisht.

Më le me lot në sy
Dhe me shpirt të vdekur
S’të erdh’ keq për mua
Ty o zemër hekur.?

Lotët që m’i fshive
M’i vure prap në sy
Dikur qaja nga dhembja
Tani qaj nga ty.

 

DO QESH DHE UNË ME TY

E pra ti që shumë më doje
Ku je sot që kam nevoj
Ku janë fjalët që më thoje 
Prej shumë kohësh s’ti dëgjoj?!

Ku je ti që për mua qaje
Netëve kur s’flisnim bashk
Të gjitha premtimet që do mbaje
I shpërtheve me një ashk’?!

Ku jan puthjet, ledhatimet
Dashuria që më dhuroje?
Mos i dogje me premtimet
Apo ndoshta i harrove?!

Jam e vetme, e lënduar
Kokën vall’ ku ta mbështes?!
Vallë ku janë të tuat duar?!
Jam e vetme e pa shpres.

E pra ti që sot po luan
E po qesh me lotët e mi
Do vijë dita që ti do vuash
E unë do qesh kështu si ti.

 

SYT I KAM ME LOT

Në kokë kam vënë kurorën e mendimit.
Në sy kam hedhur, rrjetën e trishtimit.
Në buzë kam vënë ngjyrën e heshtjes. 
Në qafë kam varur medaljonin e dhembjes.

Në kraharor, zjarri i shpresës është shuar.
Në bel, qemeri i mallit më ka shtrënguar.
Në duar mbaj dorashkat e së vërtetës.
Në këmbë kam mbathur opingat e jetës.

Dhe eci në rrugën me kalldrëm të shtruar
Me zemër të plagosur e shpirt të lënduar
Ndonëse kaq bukur jam stolisur sot
Veç buzën kam të qeshur, se syt i kam me lot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s