Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

JU E DINIT… DO TË KTHEHESHIT NJË DITË…!

Nëpër ujëra jete, drejt dritës,
Liria vriste padurimin.
Klithma ankthi shkrinin lotët e ngrirjes.
Shpresa shikimmprehur qendresës merrte udhët…
Thinjur…mpakur…
Përsëri shtigjeve…
Bashkim vllazërimit të përgjakur…

Me dhimbjen e Atdheut në shpirt
E dinit…
Ju kërkonte toka, kombi…
Në mos të gjallë…të vdekur…
Do të ktheheshit një ditë…

E dinit…vdekja ishte e përkohëshme…
Kjo tokë kurrë s’e rrit gjënë e huaj
Qoftë dhe një yll
Për këtë truall katër dashuri jane mrekullitë;
Gjuha, plisi, përkrenarja me shqiponjën
Nga të parët tanë…
Që nga perënditë…
Ju e dinit… Ju e dinit…
Ju e dinit…Do të ktheheshit një ditë…

 

PASQYRË

Vese kameleonësh ndërrojnë lëkurë pushtetesh
Kurtheve, buzëqeshje mashtrimesh ndërtojnë
Të besosh e bijesh në greminë.
Erëra tërbimesh të thithin djersën, gjakun,
Malet e skllavërisë zbresin shekujve,
Nëpër mjegull,
Shpirtin të shtypin me dëshpërimin,
Mjerimin, varfërinë…

Lumturia buzëqesh në ndonjë petale pranvere
Fëmijëria rrokullisur nëpër frikë, uri.
Lakmitë papritur ngrihen nga varret
Therur, vrarë për pushtime, për ide…
Për një pemë, një gardh, një navlli…

Dhimbja godet me plumba kohe pas shpine.
Plagët bërë fole në shpatull dhe brinjë…
Veç puthjet fantazma kafshojne njëra – tjetrën
Dhe shpresën nëpër acar dhe ngricë…
Sa herë dhimbja njerëzore… kolerë,
Na rrëmbeu mbi dhe…
Shpresa, tërheq nëpër terr e mjegull
E çalë, e verbër, me një patericë…

Kaloni kohë turpi…
Stinë tradhëtishë…
Pjesë e kalbur nga trupi i mohuar…
Shekujt i hapën portat…
Shqiponja kudo shfaqet, të bashkojë qiejt
Kalorësit nëpër plagë, zbresin mbi erëra lirie
Të mbeten të përjetshëm në këtë truall!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s