Kalendari poetik: Tahar Ben Jelloun 1 dhjetor 1944 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Tahar Ben Jelloun

Kalendari poetik: Tahar Ben Jelloun 1 dhjetor 1944

Shkrimtar, poet, eseist maroken, sot mbush 74 vjeç dhe jeton në Francë. Studioi për filozofi në universitetin e Rabatit (Marok), ku filloi të shkruante poezitë e tij të para në frëngjisht. Për disa vite qe pedagog i filozofisë në atë universitet, por meqë filloi të ishte e detyrueshme arabishtja dhe ai sido që ishte arab, nuk e zotëronte mirë, u detyrua të mërgonte në Francë. Ka fituar disa çmime të rëndësishëm, mes tyre edhe çmimin Goncourt etj. U bë shumë i njohur për shkrimet e tij rreth mërgimit dhe racizmit. Ja një poezi nga Tahar Ben Jelloun:

NË AGIM DHËMBJA ËSHTË E LODHUR

Në agim dhëmbja është e lodhur
trupi lëshohet mbi dheun e lagësht.
Del dielli i ngathët nga plagët
ndërsa nata largohet
mbi një lundër të rastit.
Ndoshta kjo ditë do t’i qaset kodrës
ku njerëzit do të përkulen të vjelin
frutat e brezave dërguar për fli.
Me zemër në dorë erdha në vendin tënd
nga imi përzënë.
Pak nga dëshira, pak nga nevoja,
erdha këtu të mbijetoja,
të ardhmen e fëmijëve të siguroja
të ardhmen e viteve tanë të cfilitur
erdha diçka të fitoja
që të mos kem turp.
Vendin tënd nuk e njihja
Ka një pamje të ëndërrt,
si përrallë, si një besim, por pa diell…
Erdhëm këtu të rrëfejmë,
me këngë çmendurie në kokë…
Dhe na mbeti vetëm malli dhe copa ëndrrash…
Sigurojmë bukën e gojës dhe strehë
me punë nëpër ofiçina, kantiere dhe copa ëndrrash
E rëndë të ndjehesh i përjashtuar,
e rrallë fjala e mirë
e rrallë dora e shtrirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj
(përktheu në italisht E. Volterrani)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s