Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Shpirt endacak…
 
Unë, kështu ndihem!
Si në udhëtimet drejt të panjohurës:
krenarisë ngritur dalldi
dhimbjeve në gjurmë vragash
trishtimit në gjethen e vjeshtës
dhe atij çasti,
gjithmon në kërkim të një tjetër dielli!
 
Përsëri marr valixhet në krahë
tre cigare të shtypura në xhep,
rrugës që s’ di të njohë kthim,
me hapa që kërcasin trotuareve
dhe shpirtin e lënë peng.
 
Sërish në kryqëzimin e madh,
që ndan të tjerë kufij
të një partiture mbetur në mes
të një shkrimi që kurrë s’ ka mbarim
magjepsjes së jetës Lindje- Perëndim
atje ku vdesin muzgjet
dhe një tjetër ditë rinisur trazim.
 
 
Shpata të heshtura
 
Më tërheq zhurma e takave të mia,
që kërcitjen le mbi kalldrëm,
aty mes qyteteve mesjetare
ku, kështjellat gurëzojnë madhështinë
e shpatave të heshtura,
që një kurorë shtrinin në tokë
e një tjetër fron ringrinin.
 
Pastaj sytë vështrojnë nëpër kohë
përtej perëndimit të egër,
ku kalorësit marionetë e fatit
vdekjen përmbi kuaj merrnin.
 
Ndoshta,
koha kohës nuk i ngjan
e fasadat ndryshojnë ngjyrë,
por tehu i metalit të ftohtë
pas shpine i qëndron njeriut.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s