Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

SHQIPJA MBI FLAMUR

Po shkëlqen qyteti,
Tërë i zbukuruar,
Me flamuj të kuq,
Për festë të uruar.

Seç ia kam lakminë,
Shqipes mbi flamur,
Që dhe sot valëvitet,
Siç ngrihej dikur.

Dhe kjo mbretëreshë,
Po me bën krenare,
Se jam bijë dardane,
Se jam bijë shqiptare.

Shqiptare trime,
Mbesë e Skënderbeut,
Me flamur në dorë,
Që i këndoj atdheut!

 

EJA DIMËR

Eja të t`lutem dimër, eja sa më parë,
Me shokë e me shoqe, me ski të bëjmë garë.
Mbuloje natyrën, bredhin zbukuro me yje,
Të festojnë fëmijët, në çdo dhomë shtëpie.

Edhe maleve borën, derdhe fluturuar,
Ashtu siç ti di, bukur e lazdruar!
Hijeshi jepu, fushave anembanë,
Mbuluar në t`bardhë, sikur me jorgan.

Mos mendo për zogjtë, s`do t`mbesin t`uritur,
Shtëpiza në drunj, shih sa kemi ngritur!
Poqë se drenusha, s`gjen ushqim ndër borë,
Ne do t`ia mbushim, asaj një kasolle.

Eja pra ti dimër, gëzueshëm ti eja,
Zëri ynë t`jehojë, t`na shoqërojë hareja!
Sille edhe gjyshin, gjyshin e uruar,
Me njëmijë dhurata, për të na gëzuar!

 

MËRGIMIT

S`të dua mërgim, ta them me vetëdije, 
As edhe emrin të ta dëgjoj s`dua,
Mallin për atdhe ma shton, dije,
Se me gjilpërë n`zemër më shpon mua!

Etem për atdhe, kur jam tek ti,
Shpirti më rënkon, syri derdh lot,
Ç`të bëj, kur në ty gjej ardhmëri,
Ardhmëri, që s`më lumturon sot!

I mallkuar qofsh mërgim,
Me zemër të thyer në ty qëndroj,
Çdo mbrëmje, sa në gjumë bie,
Vendlindjen time e ëndërroj!

Atëherë, si do të të dua,
Kur gëzim e hare në ty s`gjej dot?!
S`ka si vendlindja e atdheu,
Që më të dashur i kam në botë!

 

Ç`TË DUHET KUFIRI, SHARR!?

Me një trastë e shkop në dorë,
Nisa Sharrit për t`u ngjitur,
Edhe pse reshte dëborë,
Nuk ndaloja për të hipur.

Sepse malit të lartë sa qielli
Dhe me rrugë veç për një dhi,
Do t`më ngrohin rrezet e diellit,
Lart në majë kur do të arrij.

Dhe kur t`ngjitem lart atje,
Ku shqiponjat kanë foletë,
Do ta shohë mëmëdheun,
Që e ëndërroja dhjetëra vjet.

Dhe si dhia majës Sharrit,
Do të ecja ashtu lirë.
S`do kurseja djersët e ballit,
Që mëngjesi atje t`më gdhijë.

Eh, sa bukur do të ishte,
Sharr, o mal bukurosh!
Që kufi fare mos kishe,
Rrugën kujt mos ia ndalosh.

-Mbi gurët e mi si lapidar,
Shih shqiponjën dykrenore!
S`të pëlqen trimosh, vallë,
Si hijeshon tokat arbërore!?

Si në kohë të Skënderbeut,
Edhe sot krenare ngrihet.
Për të ruajt kufijtë e dheut
Shih sa lart qiellit ngjitet!

Edhe trimave të lirisë,
Kaherë iu bëra kala,
Qëndisur me gjak një plis,
Me krenari e ruaj pa nda.

Ndaj kufijtë s`kanë rëndësi,
Mos mendo për to or djalë,
Se shpejt koha do të arrijë,
S`do t`më shohësh më si mal.

Mes jush do të tretem,
Si dritë lirie!
Arbëri prore të mbetem,
Me uratë Çamërie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s