Farat e frymëzimit / Poemth nga Alma Braja

Poemth nga Alma Braja
 
 
Farat e frymëzimit
 
I.
 
Tokë e shterpë.
Duar të rregjura.
Ujë i sjellë nga larg.
Bimë e dobët.
Sy të paduruar.
Bimë me pak frymë.
Duar plot dashuri.
Bimë rrethuar diell.
Ujë i paktë.
Rritje e ngadaltë.
Natë.
Gjumë.
Mëngjes.
Bimë kokëvarur.
Tokë e shterpë.
Gjethe të verdha.
Vrima gjithandej.
Rrënjë e ngrënë.
Bimë kokëvarur.
Bimë pa fara.
Fara frymëzimi.
 
 
II.
 
Të kisha folur dikur
për disa fara,
që kishin dëshirë të zjarrtë të takonin tokën.
Të kujtohet?
I zoti i dorës, që i mbylli në një vazo qelqi të vogël,
e me kënaqësinë e gjetjes, më në fund, të tyre,
shkroi jashtë vazos emrin,
nuk jeton më.
Farat u zhytën më parë në harresë.
Pastaj, në një gjumë të thellë, krejt të tyren,
pëshpërisnin fjalë të zjarrta dëshire.
Derisa një natë, në ëndërr e sipër,
të një mendjeje krejt pa lidhje,
erdhën e u zgjuan.
Mendja pa lidhje,
me kënaqësinë e gjetjes, më në fund, të një frymëzimi,
shkroi në fletore fjalë,
për disa fara që flisnin.
E jashtë i bëhej sikur dëgjonte
dëshirën e zjarrtë të tokës
për disa fara të harruara diku në një vazo.
 
 
III.
 
Janë fara nga fruta ëmbëlsisht shijuar,
fruta që u lidhën nga farat e para,
farat e frymëzimit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s