Poezi nga Kristaq Turtulli

Poezi nga Kristaq Turtulli

 

Shqipëria ime

Shqipëria ime,
Je larg, sa larg je,
Dua të afrohem, të shoh; Nuse je a plakë je.
Përse largohesh
Fshihesh,
Ikën tutje!
Rënduar me mjegull dhe re…
Shqipëria ime,
Gjithnjë me shqetësime, o hallemadhe!

Shqipëria ime,
Sa afër je, sa pranë je.
Në çdo ëndërr, këngë dhe përfytyrime.
Breznia më thotë të jesh atje,
Te psherëtima e lënduar me puhizë ere.
Çunaku i vogël ku shiste bajame.
Te pragu i derës nëna e përcillte
Me lot malli, uratë të ngrohtë prindërore…
Shqipëria ime.
Zjarr dhe vlagë në zemrën time…

 

PRAG DIMRI 

Askush se pa hënën
kur hyri dhe doli.
Me pecetën e reve fshiu sklepën.
As dielli s’u pa kur u zbeh,
As pylli kur u zhvesh,
Zog kardinali kish në sqep,
Kartëvizitën:
E verdhë të një gjetheje…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s