Poezi nga Delina Kreka

Poezi nga Delina Kreka
 
 
Tabelat e rrugëve
 
Erdha mbrëmë!
Trokita në gjumin tënd
Gjysëm zgjuar.
Me atë vel dremitje që mbaje për derë.
Fryma e shpeshtë si hap i nxituar, hedh kraharorin përpjetë.
Gjatë pa folur ndenja,
Kundrimin mbi ty.
E habia s’ka për tu shuar.
Pa lotë qaje, aty.
Dua të di te hyj në rrugët e gjumit.
Me tabela ti pajis
Gjumi gjysëm gjumë.
Trupi i lodhur
Truri stuhi det.
Ashtu si dallgë të godet.
Ndienjën qetësinë
Bregu i vetëdijes
Këto dallgë si ndal dot.
Limani yt behem sot..
 
 
 
I mbledh ditët
 
E hëna e përgjumur
Del nga barku i muajit .
Gjysmë mbylluar i mban sytë
Gjysmë zëri përshëndet.
 
Vjen e marta, e zgjuar keq.
Buzë e hundë tok i mban.
Kur i flet shikon vëngër,
Sikur do fillojë tufan.
 
E mërkura gjysmë rrugë,
Gjysmë dite rri menduar.
Ku ka qënë, ku do vejē?
E me kë ka biseduar.?!
 
E enjtja e bardhë si agu në verë
Thërresim vetëdijes.
Ikuuu java si se paskemi kuptuar!?
 
Çdo të premte rrimë bëjmë llogari.
-Ç’bëra te premten!?
Luftën jashtë, luftën e brendshme.
 
E dielë ,
e shtunë
Me tisin e bardhë ,
me kuajt e bardhë të gjumit vrapoj.
Vraap vrap me trokth të çmendur!
Vetëm zhurmën e tokës ia dëgjoj.
 
 
I mbledh tok, të gjitha ditët.
Skuadër , një çetë e lagur
Te lodhur bashkë çdo fund javë,
Lexojmë shpresën si ORAKULL.
 
 
 
S’do pëshpëris
 
Muzikē fishkëllimë , qetësi.
Fjalën ta preva me kërsheri.
A do ta ndiesh ti ndonjëherë,
Jehonën e dhimbjes që rri në gji!?
 
Atëherë kur; s’do të pëshpëris dot .
Kur jetim te jetë një lot.
Me fjalën, qe heshtjes oshëtin,
Njësh bërë me dhimjen qe akull ndrin..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s