PAQE E ULLINJTË / Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

PAQE E ULLINJTË

Kam një Paqe të Ullinjtë, ja këtu . . .
sa herë vjen, e mendimesh futesh .
Në fakt, unë të shpik . . . aq sa mundem, 
pastaj të le të ikësh . . .

Kjo bukuri moshe ,
ka përkrahjen e një dinjiteti të bukur ,
e të matur, për çdo Liri .
“ Kanosja “ e ëmbël , – një dije që e mësoj tani,
e cila fle prej kohësh e kënaqur
brënda teje, o Njeri !

Liri gëzimi ,
që mjaftohet me pak !
Një fjalë e shkruar bukur këtu ,
me diçka të ndërsjelltë, bën pakt .
Një njohje më tepër për mua këndej,
me mëndjen ben edhe nje hap …

Sythin e vogël , që çel pa me pyetur,
mu në qendër të së vërtetës,
e lëmoj me urimin për të mirat
e gjithë botës !

Kaq !
E largohem duke qeshur, si një fëmi,
që me lodrën e shpirtit të tij të pafajshëm
ka rënë në dashuri …

Ngashërehem për një çast! Me vjen per te qeshur,
me vjen të qaj !
Për aq sa pëllumbat vijnë ,
dhe gjithçka e mbulojne me PAQË .

Hedh krahëve, një përrallë . . .
të ndihem për pak, e Paqes Borëbardhë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s