Oriada Sula: NJË EMËR QË DO PREMTOJË -“Epitaf zemre’’
Në vargëzimet e para të kësaj krijuese më ra në sy vargu premtues i saj dhe gëzimet ishin pafund ,ngase e meritonte nga krijuesit e artit që të jemi pranë vargjeve të bukura dhe vendosa të ia modifikoj dhe ia dërgova poetit Agron Shele t´i prezenton si cikel poetic në faqen , Dritarje , të cilit edhe i jam mirënjohës. Më tutje kjo krijuese vazhdoj sikur edhe në vazhdimësi dhe sot po del me vëllimine saj poetik ,”Epitaf zemre’’
Duke lexuar vëllimin poetik , “Epitaf zemre’’ të autores Oriada, lexuesi do të gjëj zërin e arësyes,ngase shqetësimet e poetes janë forma më e dashur që
mund të sensibilizoj lexuesin.Poetja nëpër vargjet e saja poetike, sikur e mban lexuesin të pandërprerë se lexuari deri në fund, kjo është merita e vetë autores që di të përvetësoj lexuesin,dhe është shëmbull që tek poetët fillestar japin çdo gjë nga vetja e tyre për të mbetur në analet e letrave shqipe. Përmbledhja poetike, “Epitaf zemre’’ është e ndërtuar mbi bazën e shumë frymëzimeve poetike,kështu vend të një rendësie të veçantë zënë bota që e rrethon më një ambientim të ngjeshur me figura që kanë për qëllim lirikën për fëmijë ,aty ku i pushon shpirti i krijuses dhe e bukura e kësaj ,trazimet dhe shqetësimet.
Oriada Sula
Përmbledhja poetike ,”Epitaf zemre’’ “është libri i parë i autores, e cila karshi moshës se re, përmes këtyre ligjërimeve me një qartësi lirike, shpalos botën e saj të brëndshme shpirtërore, ku nga një shpërthim zëri i brëndshëm del ana shpirtërore dhe ajo intime, duke gjetur ambient të përshtatshem për të kontaktuar jo vetem me lojërat fëmijërore, por edhe me brëngën shpirtërore aq dramatike-të dhembjes se madhe shqiptare. Vargjet e saja i këndojnë botës se fëmijëve, librit, jetës, natyrës. Këto tema dhe motive në poezinë e saj shprehin preokupimet e poetes, ku mishërohen dhe gërshetohen njëra me tjetrën. S’ka dyshim se kjo poete tanimë ka hyrë në botën e poezisë për fëmijë me një pjekuri të vërtetë, të cilën e karakterizon në radhë të parë -fjala dhe ideja e saj origjinale e thenë në temat që i parapelqen dhe i jep dritën e një origjinaliteti. Kjo edhe ia shton vlerën vargjeve të përmbledhjes poetike: “,,Epitaf zemre’’ “,
Agim DESKU,Pejë 2018