Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
KAJSIA
 
Dashuria është këngë gugurisje
dhe unë i hutuar përsenë nuk e dija.
Pranë nesh nga lulëzimi pranveror
rrëzonte petalet e rozta kajsia.
 
Mbi kaçurrelat e tua binin si flutura,
“ dashuria është ëndërr “ , dëgjoja.
Dhe binin të qeta, si dëborë , të pangutura
… por ti prekja dhe të lozja me ato doja.
 
Dashuria…, por unë isha larg atëherë,
në kryqëzimet ku vetëm kujtesa ngeli
e tani shikoj ca kokrra që dikush
i vjel nga ato që kajsia çeli.
 
 
 
LEGJENDA
 
Na bie rruga në vetminë e pyllit
dhe udhëtojmë të ndjekur nga legjenda,
Kaq vjet ti dridhesh, shikoj si rrezja e syrit,
të drithëron prej dhimbjeve të rënda.
 
“ Aty e vranë “, më pëshperit ngadalë
dhe trembesh nga ky ankth i mortshëm larg,
Një lis i djegur vetëtimash vjeshte,
hesht i shkrumbur dhe dridhet si një plak.
 
Si ngjan ashtu , përzhitur pa kurorë,
pa cicërima zogjsh dhe gjuhë gjethesh,
duke fshehur si hajdut legjendën
vetëm që ca çaste ti të trembesh.
 
Në qindra vjet mesazhi i marrëzisë,
qëndron si Sfinks i veshur shkrumbëzim,
e paskan vrarë një vajzë të dashuruar,
lidhur te ky lis pa gjelbërim.
 
Oh, ti po trembesh fare, kot besomë
madje ky lis i djegur dhe pa dej,
u tha se s’ pati jetë dhe kurorë,
nuk pati fjalë dashurish më tej.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s