Kalendari poetik: Joyce Kilmer (1886-1918) / Përgatiti materilain: Maksim Rakipaj

Joyce Kilmer

Kalendari poetik: Joyce Kilmer (1886-1918)

Shkrimtar, poet, gazetar dhe botues amerikan, u lind më 6 dhjetor 1886. Fetar i devotshëm me bindje të forta katolike, shpesh vihej në lojë edhe në shtyp për këtë gjë nga gazetarë dhe shkrimtarë me prejardhje çifute. Në prill 1917, menjëherë pa pjesëmarrjes së SHBA në Luftën I Botërore, Kilmer u rregjistrua në regjimentin VII të New York National Guard. Më 30 korrik 1918 u vra nga një snajper gjerman në një fshat të quajtur Seringes-et-Nesles (Francë). Sjell sot poezinë e tij më të famshme Pemët (Trees):

PEMËT

S’kam për të parë them, asnjëherë
Poemë të bukur si një pemë.

Pema që rrënjën si gojë e etur
Pas gjirit të tokës e mban ngjeshur;

Nga Zoti gjithmonë ngjan sikur sheh,
Kur degët lart, sikur lutet ngre;

Pastaj zë stoliset sa vjen vera
Me tufa folesh për harabela;

Gjirin e saj, dëbora e ngroh;
Me shiun bashk’ ëmbëlsisht jeton.

Marrok’ si unë bëjnë poemë,
Por veç Zoti mund të bëjë pemë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s