Kalendari poetik: Christina Rossetti (1830-1894) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Christina ROSSETTI

Kalendari poetik: Christina Rossetti (1830-1894)

Emri i plotë i poetes britanike është Christina Georgina Rossetti dhe është lindur më 5 dhjetor 1830. Babai i saj, poeti Gabriele Rossetti, qe me prejardhje italiane, nëna e saj, Frances Polidori, ishte motra e mjekut të Bajronit. Vdiq nga një tumor 64 vjeçe dhe mbeti e harruar për një kohe të gjatë, deri sa u “rizbulua” në vitet ’70 nga studiueset feministe. Temat e parapëlqyera prej saj qenë dashuria, kundër luftës, skllavërisë, keqtrajtimit të kafshëve dhe shfrytëzimit seksual të të miturve. Ja përzgjedhja ime nga poezitë që kam prej saj:

KUJTOMË 

Kujtomë, kur të jem në botën përtej,
Në atë Heshtje, ku s’mund të më flasësh;
Ku s’mundesh më, për dore të më kapësh;
Ku s’mundem më, përshëndetjen të ta kthej.

Kujtomë, kur s’mundesh ditë për ditë,
Të më rrëfesh për t’ardhmen ç’ëndërron:
Vetëm kujtomë; besoj ti e kupton,
Është vonë për lutjet, porositë.

Në qëlloftë të më harrosh, them sikur,
Dhe pastaj të më kujtosh, mirë, s’ka gjë:
Kjo është çka terri dhe brenga të lë
Si shenjë e asaj çka mendoja dikur.

Më mirë buzëqesh dhe të më harrosh,
Se sa i trishtuar dhe të më kujtosh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s