Kalendari poetik: Luis García Montero 4 dhjetor 1958 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Luis García Montero

Kalendari poetik: Luis García Montero 4 dhjetor 1958

Poet i njohur spanjoll dhe profesor i letërsisë spanjolle në universitetin e Granadës, ku pati studiuar edhe vetë për filozofi dhe letërsi. Të shumtë janë çmimet e fituar nga poeti deri më sot, mes të cilëve çmimin Federico García Lorca, çmimin kombtar të poezisë, etj. Përzgjodha këtë shqipërim prej tij në 60 vjetorin e lindjes së poetit:

JETË E LODHUR

Jeta nuk është ëndërr.

Kqyra detin dhe kufomat e tij,
diellin, lëkurën, të ftohtët,
dritat kur kanë kohën,
dyert që vitet shkojnë
dhe i lënë pa mbylur mirë.
Kujtesa dhe harresa të njëjtët sy kanë.

Fjalët, si muzgu,
që me natën e ngatërrojmë,
janë sheshi ku bie zbrazëtia.
Koha kurrë s’bën fjalë
për sasinë e mykut që merr.
Vetëm se humbet çelsat e dyerve të saj.
Tani po mësohem me shikimin e lodhur.

U lodha së vështruari ty
botë e çuditshme,
pushtet i dhëmbjes,
saktësi e rrenës,
kurorë e ndotur
tharqeve të banuar.
U lodha së vështruari
vdekje të poshtëruara
nëpër dhoma të heshtura.

Më dhëmbin
fundet e padrejtë,
që na mbyllin sytë
dhe s’shohim se jemi të vdekur që ecim.

Kqyr detin. Jeta nuk është ëndërr.

Ç’flamurë të gërbulur!
Ç’stolisje numurash të qelbur!
Ç’pamje gërmadhash!

Kohës i humbasin çelsat
dhe unë kërkoj syzet e mia.
Që të mund të vazhdoj këtu
nga dritaret te tryezat,
me vitet e hapur
në këmbët e qytetit.

Atje njihen,
në jug, nga ana tjetër e kësaj tryeze,
atje te kulla, në të majtë, pikërisht atje,
degët e jetës, kujtesa,
pishnajat paqësore,
përqafimi që të vërtetën kërkon,
flladi që gazmendin ngjall,
rrënojat e shkëlqyera,
dhoma plot dritë
që e kujton dhe me dritë fikur,
historia e lirë e dinjitetit.

Nuk flas për ëndrra me syhapur,
por për dinjitet dhe për syzet e mia,
qelq i përpunuar që më ndihmon
të shoh çmimin e gjërave,
të gjej telefonin,
të lexoj librat
t’i hedh një sy sahatit dhe gazetave.

Dhe rri këtu
bashkë me vetminë
dhe pres të shikoj
çka për të na ndodhur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s