Fragment nga romani K 10 i autores Lela Kokona Dardha

Fragment nga romani K 10 i autores Lela Kokona Dardha

Të dy të shtrirë në shtrat si të murosur. vështronin e qeshnin lehtë buzët e tyre për të larguar të keqen e madhe. Flisnin me sy me njëri – tjetrin duke bërë shikime ngultas.Përpiqeshin të zbulonin enigmën, misterin e ëngjëllit mbrojtës. Frosina kish lëshuar veten pa kujdes. Ndërsa frymonte, rrobat e njoma të ngjitura për trupi, i shfaqnin gjoksin dhe tërë format e saj të buta femërore. Trupi i saj i bronxët shkëlqente rrezellitës.Ani i hidhte ndonjë shikim vjedhurazi ashtu shkarazi.I vinin imazhe të vagullta, të ndryshme, që i shponin thellësinë e shpirtit duke i ngacmuar instiktet e tij djaloshare.Herë- herë ngrinin kokën si me mundim ,duke u parë e duke i dhënë buzëqeshjen aq të munguar njëri tjetrit, të djegur e prushëruara.
– Nuk pandeha se do të shpëtoja o Frosinka ime!- Qeshi duke tërhequr paksa cepin e buzës majtas.Do të humbte e shuhej dashuria jonë, ende pa parë rrezen e parë të ngrohtë të diellit.Gjëja më e çmuar në jetë.Dashuria për ty ,hyri në shpirtin tim e qëndroi burgosur, më digjte si një llavë vullkani. Sa vragë la në shpirtin tim! Kurr nuk fjeti dashuria për ty, por ndrydhej në frikë se mos më braktiste.Ikja jote më la pas veç trishtim.Kujtimet që më le më zgjonin mallin që vriste aq shumë shpirtin.Edhe se ishim larg, zërin tënd e ndjeja afër, të ngrohtë.
E vadita dashurinë tonë me lot. Ishte një dashuri paputhur kurrë buzët tona,por në zemër ishim puthur shumë. Ishin zemrat që ishin ngjizur,- fliste Ani duke lëvizur kokën mendueshëm plotë trishtim. Flisnin dhe zjarr ndiznin sytë e tyre.
– Edhe unë Ani! Nuk do ta doja më jetën time pa ty! Sa e dhimbshme do të ishte edhe për familjet tona! Dramë do të ishte. Do të ishte e dyta dramë dashurie pas asaj,” Romeo e Zhuljeta “,- flisnin dhe bënin buzëqeshje të vrarë. Lotët si stalaktikë ngrinin në maj të qerpikut.Buzët e tyre u ngjasonin gjetheve të skuqura vjeshtake. Ai dëgjonte i entuziazmuar, i magjepsur edhe më shumë pas saj.Zëri i vinte i ngjyrosur mes harmonive notash muzikore.Tashmë kishin rikaluar në dimensionin e jetës toksore.Flisnin me doza të shtuara dashurie. Filluan të shijojnë kënaqësinë e lumturinë e të qenurit pranë njëri – tjetrit.Tashmë dashurinë e tyre e ndjenin pothuajse të kurorëzuar.
– Ani, tani do të hyjmë tërësisht në vorbullën e thashethemeve,por do ti hedhin lehtë pas shpine duke i shpërfillur .
– Ashtu thua ti? Po përballjen me prindërit e tu, e ke të lehtë? – foli Ani duke i’a kujtuar se ende ke një pengesë përpara për t’a kapërcyer.
– E kam vendosur, frikën do ta luftoj duke u përballur me të..Jam përgaditur shpirtërisht.Vetë dashuria jonë tregoi se ajo kapërcenë çdo pengesë që i del përpara ,deri në sublim. Lajmi i mbytjes ishte përhapur si zjarri në kashtë.-Sakaq u hap dera e tëra patrokitur,me një forcë sa gati u thye xhami i saj.Në derë të tmerruar, të zbehur e marr fund u shfaqën prindërit e Frosinës.
– Frosina, këtu është Frosina? – flisnin ndërsa shikimi i tyre sikur ishte verbuar.
– Po nënë, babi këtu jam dhe mirë madje,- nuk po i besonin syve se përball ishte bija e tyre. Nëna nga njëra anë dhe babai nga ana tjetër,e pushtuan me puthje e përqafime të zjarrta.Frosina nuk po merrte dot frymë.
– Mjaft nënë, mjaft tani, mos më ngarkoni më me emocione të tjera!
– Po ti na the se jam te shoqja dhe ne e mblodhëm mëndjen se je me atë. – Nëna filloi të tregojë se në çadrën e tyre, kishin shkuar dy shoqe të saj. Ishte krijuar një atmosferë humori . Më pas kishin kaluar në një bisedë interesante, sa i kishte rrëmbyer kuriozitetit i përfundimit,rezultatit të ngjarjes duke mos qëndruar indiferent.Secili prej tyre përpiqej të hamendësonte një rrugëzgjidhje sipas këndvështrimit tyre duke dëgjuar me kërshëri.Kështu s’po kujtoheshin se ajo po vonohej.Më pas u larguan në një kafene. Kështu s’ morën vesh ç’ ndodhi.
– Thuaj shyqyr që s’ ishim e s’ pamë gjë, se nam do linim me ulërimat tona.- fliste me lot në sy nëna Frosinës. Fliste dhe falenderonte Zotin për veprën e tij të mëshirshme. Ani vetëm dëgjonte.- Nëna ndërsa fliste, fokusoi shikimin tek Ani. Mundohej të eksploronte me ato sy depërtues, karakterin, cilësitë e tij dhe bukurinë që kishte rrëmbyer keq zemrën e bijës së saj.
– Nënë, babi! Ky është Ani për të cilin ju kam folur.Për pak u mbyt edhe ai, për të më shpëtuar mua.
Po moj bijë, e njoha. E kam takuar atë ditë që shkova në shtëpinë e tij.Ata shprehën kënaqësinë që Zoti pati mëshirë për ata.
Pas largimit të prindërve Frosina iu drejtua Anit:
– Mbaroj kjo punë! Ata ishin pajisur me një buzëqeshje ndryshe nga e zakonshmja apo e natyrshme e tyre.Të shikoje mamin sesi të shihte ! – Pas pak, mjeku hapi derën e dhomës tyre:
– Besoj se jeni mirë tani?
– Po, faleminderit doktor!
– Atëherë, nesër do të dilni nga spitali.- i informoi mjeku në të larguar.- Ah, se harrova! Lexojeni këtë gazetën! Ja këtë shkrimin këtu. E gjitha kjo faqe. – Ishte shkrimi i babait të Frosinës ,që kishte falenderuar mjeken Rushene Golemi Kazanxhi. Hovën habitshëm nga krevati.
– Kjo vërtetë është një surprizë e bukur! Kam thënë që babai im është njeri i mënçur, mirënjohës.
– Po, ashtu mund të jetë, por ama pak fanatik e patriarkal.Megjithëse ishte vetë koha e atillë.Nuk e gjykoj dot.Sigurisht që do të emancipohen dhe prindërit tanë tashmë.Po ndrisin edhe tek ne dritat plotë ngjyra të Europës plakë.
– Frosina, unë po iki nesër. Dhomën e kam paguar vetëm për një natë. Duhet pagur e mbrëmshmja dhe do largohem. Më vjen keq, unë e di se si , por… më duhet.
– Çfarë po thua Ani? Pikërisht tani të ikësh? Tani që kemi shumë mundësi të bisedojmë me prindërit e mi? Jo! Nuk do të largohesh! Do ta paguaj unë dhomën për aq ditë sa të jemi dhe ne.
– Jo Frosina! Kjo nuk bëhet, jo!- Fliste i vendosur duke kundërshtuar seriozisht.
Frosina bisedon me nënën e saj.
– Mirë moj bijë ! U bëftë si të jetë më e mira për ju! Kështu, ditët e pushimeve që kishin mbetur ,Ani e Frosina i kaluan bashkë.
Të nesërmen, në hotel u bë një koncert.Sheshi përpara hotelit u zgjua. U krijua një atmosferë e zjarrtë festive. Pushuesit mbushën hapsirën e jashtme të hotelit, të ndriçuar me llampa shumëngjyrëshe . Koncerti filloi. Entusiazmi kulmoi kur pushuesit filluan të kërcenin. Ani dhe Frosina shprehnin qartë lumturinë e tyre për dashurinë e fituar gati me jetën e tyre.Tregoheshin mospërfillës përballë syve kureshtarë .Ato tabu po thyheshin nga rinia që gjithmonë është në avangardë me pjesën tjetër të shoqërisë.Koha e vjetër po avullonte. Të velur nga ato këngë monotone që i këndonin të vegjël e të mëdhenj, Ani kapi mikrofonin dhe filloi të këndonte këngët e tij italiane të preferuara.Në njërën dorë mbante mikrofonin në anën tjetër mbante Frosinën nga beli duke e tërhequr sa më shumë nga vetja.E mbështolli fort në gjoksin e tij sa ndjenin rrahjet e zemrës së njëri – tjetrit.Bota sikur heshti mes tyre. Yjet sikur i vështronin nga lart.Një vello e mjegullt reje,si një tis i hollë vinte rreth yjeve që zbehtë herë herë fytyrat e tyre.
– Profili yt i brishtë më ka magjepsur gjithmonë. Flokët e tua të praruara të formëzuara në ovale,buzëqeshja e ndrojtur ,e çiltër.Do doja të thoja shumë fjalë sot,por po mbetem pa fjalë, – vazhdonte ta shihte me mall.Hënëza ndriçonte atë mesnatë, balli i saj përndriste si një pjesë e syprinës së detit.Zoti kish krijuar për të, një perlë që ndritste aq shumë, sa i verbonte sytë shkëlqimi i saj . Filloi të qeshte.
– Pse po qesh aq shumë Ani?
– Lumturia, lumturia më bën të klith sa zëri im të jehonë fushë e mal, shtigje e gërxhe.Më në fund ramë në grackën e njëri-tjetrit o pëllumbeshë!, – qeshte pafre dhe lotët lodronin në sytë e tyre si margaritarë.Gjoksi i saj hidhej si dallgë përplasur bregut. Hëna reflektonte mijëra rreze në sytë e saj si një kunadhe syndritur.Në qiell filluan të ndrisin ca yje.
Dolën nga pista e kërcimit në një ambjent gjysëm të ndriçuar.Ani u përul pak për të arritur tek buzët e saj.Donte ti jepte buzëpurpurtës një puthje nën ato drita të zbehta ku pulsonin fare pak yjet.
– Tani, nuk besoj se do të më ndalosh duke më vënë dorën në buzët e mi,.- ndjehej muzika dhe këngëtari që këndonte këngë lirike. U afruan edhe më shumë bregdetit.Puhiza e lehtë që frynte, i rrethonte fytyrën që kuqëlonte me flokët e saj që ngjasonin një kornize të ngjyrosur në të verdhë. Doja të të thoja shumë sonte, por po mbetem pa fjalë nga portreti yt që më ngjason me një yll të zbritur në tokë për mua. Tashmë je ëngjëlli im Frosinkë. Gjithçka e jotja është dhe e imja dhe anasjelltas, – E puthi në ball, gushë derisa zbriti në buzë e gjoks, që i lëvizte e fryhej nën ritmin e frymëmarrjes e emocioneve.Edhe se isha larg, era ma sillte parfumin tënd,- thithte erën e saj mes flokësh i përhumbur.Kurrë s’kam për ta harruar këtë natë!
– Ani, sikur të isha shkrimtare, do të shkruaja një roman për dashurinë tonë, i cili sigurisht që do të fitonte çmim për ngjarjen,historinë tonë tragjike. E di ti se unë kam një motër më të madhe ,e cila vazhdon shkollën për letërsi? Ajo lexon shumë, shkruan poezi tregime ,përshtypjet e ditës që i lënë mbresë. Ka një fjalor shumë të pasur.Shprehja e saj e të folurit të emocionon.Besoj se asaj si ka rrëshqitur ky rast pa shkruajtur ato emocione vrastare, që kanë plagosur shpirtin e saj të dëlirë. Ku i dihet?! Ndoshta një ditë do ta kemi në dorë duke e lexuar. Sa bukur do të ishte! Si thua ti Ani?
– Vërtet do të ishte një libër fantastiko – dramatik.- Foli shkurt Ani. Çuditërisht provuam ç’është vdekja, enda po provuar ç’është shija e rinisë djaloshare.Tani mund të propagandojmë për vdekjen si diçka që ne e prekëm. Ajo ishte” çasti.”Ashtu si Jezusi që vdiq dhe u ringjall, sipas biblës.Mos jemi pasuesit e tij?- filluan të qeshnin duke demonstruar emocionet e forta të papërmbajtura. Mbështetën kokën tek njëri – tjetri,gërshetuan gishtat e duarve. Në sytë e tyre ndriste një kureshtje.
– Frosina,si mund të iknim ne, pa zbuluar atë botë të tërë tredimensionale që ndez flakën e pasionit? Atë që përfshinë tre përbërësit esencial të qenies njerëzore: trup,mendje dhe mardhënie emocionale.Atë që ne e ushqejmë nga kënaqësia dhe imagjinata erotike.Nuk di, pse kjo ngjarja më zgjoi ato ndjenja të paprovuara?!
– Jo Ani, të lutem,nuk mund të përjetoj më tmerr, – fliste e zbehur e tëra .- S’ka problem zemër. Nëse nuk je gati…- Ani, sakaq u ndje fajtor.- Por mos ki frikë . Nuk është ndonjë ngjarje trillër Frosina.Frosina puliste sytë. Merrte frymë thellë duke përjetuar ato çaste imagjinare.
– Në mos tani, më vonë do të ngjasë Frosina, – psherëtiu Ani.- E di ti se çfarë mu kujtua tani?
– Po,më thuaj!
– Nëna ime, kur isha i vogël. Qaja shumë shpejt e s’pushoja kollaj.Ajo më thoshte :
– Hajde shpejt te mami të të puth. Puthja është shërimi i së keqes,- Ani afroi buzët e tij prush të nxehta për të shuar atë etje tek buzët e saj që i ngjasonin një trëndafili të sapoçelur,aromëdehëse e drithëruese,sa dhe shpirti i tij u aromatizua. Tashmë shpirti i tyre bleronte pranverë.
– Do doja që kjo puthje të zgjatej deri në agim ,o nektarina e luleve aromëshumë! I dhanë njëri – tjetrit mjaltin e puthjeve.
– Më jep puthje të zgjatura o nektarina ime, derisa të nginjem.
– O Ani, po unë si duhet të të quaj? Prit! Ëëë, vjelësi i parë i lulnajës . Kështu do të quaj.Ti e thithe nektarin e parë.
– Edhe për mua, ti je ëmbëlsia e parë. Ndjeva aromën e vajzërisë tënde.Qëndruan ashtu të heshtur ,duke frymuar në gjoksin e njëri – tjetrit. Tani, s’jam më i vetmuar Frosinka! Zëri i tyre tashmë shpërthente hareshëm nga ai shpirt i shumëvuajtur.
– Koha u bë e trazuar për shi.Filloi të frynte një erë e lehtë që paralajmëronte befas një prishje të kohës.
Po ky shi? Sonte e gjeti të bjerë? – folën të dy njëzëri. Buzëqeshën si dielli mes reve që çel purpurt si një manushaqe dimri .Frosina e ndiqte nga pas si një mjellmë e bardhë.
– Lermë të të kundroj, ti marr pak ujë liqenit të syve të tu.Të mbuloj dritat e syve me puthje të shfrenuara dhe ti, të mi kthesh me zjarr.Të fluturojmë qiellit ëngjëlli im. Të qetësojmë shpirtrat e djegur që tashmë do të themi se ndoshta ishte ndonjë ëndërr apo vegim. Të lexoj dëshirat që ka shpirti yt. Filluan pikat e para të një shiu të imët. Nxituan për në dhomën e tij.Akoma pa u hapur dera, dëgjuan një kërcitje . Ishte kanata e dritares që era e përplaste. Ani e kish lënë hapur duke pritur gjatë të dukej Frosina. Përtej xhamit dukeshin gjethet që bleronin këndshëm. Shiu i saporënë kishte fshirë pluhurin e tyre.
– Shiko- shiko! Sa kurioz që janë disa!Pash një komshiun tim . Bëri sikur nuk më pa, por ty ti nguli sytë, të ndoqi me sy. Sa të vejë në shtëpi, do t’u tregojë fill e për pe se çfarë e si ishte e dashura e Anit.Eshtë një nga ata spiunat që i druheshin të gjithë. Të vetmin zanat që kishte.Ai ka vjedhur instiktin e dhelprës.
– Çfarë?
– Pse ,nuk e di ti cilin instikt ka më të zhvilluar dhelpra?
– Nuk po të kuptoj , Ani.
– Po dinakërinë o Frosinë!
– Atij i mungoka cilësia më e lartë e njeriut që është…..hë gjeje tani ti Ani !
– Po janë shumë ato që janë kryesore.
– Mençuria është mbi të gjitha. Ka të bëjë me njehsimin, arsyetimin,…I dallon sjellja. Jetojnë ” jashtë kornizave” kur bie fjala për rregullat e shoqërisë.Trajektorja e jetës së tyre është e ndryshme nga ajo e shumicës.
– Po ti Frosina si mendon se je? Je e ditur?
– Kur mendimtari i madh grek, Sokrati, thotë : ” Unë di aq sa s’ di asgjë”, po unë çfarë duhet të them?.Dituria është teorike, mençuria praktike. Por përveç diturisë dhe urtësisë kemi dhe inteligjencën, kapaciteti intelektual.Pastaj,varet dhe nga statusi shoqërorë i prindërve biologjik…E di çfarë po mendoj tani?
– Hë, jam kurioze të di.
– Tani duhet biseduar me prindërit. Si është rregulli? Nëna ime duhet të vijë tek ju për të kërkuar, apo ju do të vini tek ne?
– Nuk e di Ani,por duhet të them se , këto formalizma s’më duken të drejta. Kjo është diçka mes nesh dhe ne vendosim për veten tonë. Çfarë do të kërkojnë ata tek unë apo tek ty ? Ne i kemi dhënë zemrën njëri – tjetrit. Po sikur prindërit e mi të thonë: ” jo, nuk e japim vajzën aq larg”! Atëherë, ne nuk do të martohemi bashkë?
– Jo! Nuk besoj se është kështu.Janë traditat që janë ruajtur nder breza. Janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej dhe qeverisej një shoqëri e caktuar.Janë pjesë përbërëse e kulturës tonë popullore .
– Sigurisht, është një kulturë tradicionale që e përçojnë nga një brez në tjetrin edhe se mua nuk më pëlqen, prap e bëj, për të mos humbur zakonin. – Ndërsa Frosina fliste ,Ani ra në mendime për pak çaste. I dilnin para syve momentet më pikante, më dramatike që ata kaluan e që nuk do ta kenë të lehtë ti zhdukin ato gjurmë të thella në kujtesën e tyre.I ngjasonte me ato filma fantastik, ku njëri partner lufton me draguan se i ka rrëmbyer dashurinë e tij.Lufton dhe në fund e mund dragoin. Ata martohen dhe vazhdojnë një jetë të lumtur.Ne jemi ata heronjtë pozitiv ku personifikojmë të mirën të bukurën dhe dashurinë e cila gjithmonë në fund triumfon .Ti je princesha me fuqi magjike,unë heroi agresiv me fuqi të mbinatyrshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s