Poezi nga Ermal Lala
***
Si ëndërr të të shoh në gjumë,
bëhu engjëll të vish në agim.
Si shpirtë që të dua shumë,
të pres në dhomë me përmallim.
Aty ku vera, në dy gota derdhet,
të festojmë veç të përqafuar.
Ku njëra zemër, tjetrës i jepet,
se shpirtrat janë të dashuruar.
Në dhomë të errët, sytë të vezullojnë,
si kristale në gotë shndrisin atje.
Në shtrat me të mitë ata vallëzojnë,
të përqafuar e presin ditën e re.
Ah dashuria, me puthje bëhet!
çaste i bën orët e gjata.
Zemra ndodh të mallëngjehet,
se sa shpejt iku nata.
Dhe kur vjen mëngjes i ftohtë,
përqafimet, magjishëm shuhen.
Ndahen pas puthjes së ngrohtë
këto dy zemra që veç duhen!
Advertisements