Poezi nga Alda Mehmeti

Poezi nga Alda Mehmeti
 
 
***
 
Dëgjoje, ndjeje zërin e shiut,
e aromën e dheut kur toka përtërihet,
këngën e pishave ndër pyje,
e flladin e freskët te korijeve!
Shijoji tingujt e tij magjik,
tek dridhen ëmbël kur puthin rrënjët e gjineshtrës ledhatare,
dehet kopshti i dashurisë
nga trillet e mendrës qe gjethet grafullon.
Ndjeje, rend e frymo!
Në ahishtë simfonia ka shpërthyer ngjyrash…
qeshet bari, zhvishet kërmilli,
shega bulëzon sythash!
Këndo pra, rend e vrapo,
zbathur, zhveshur si hyjni!
hapi krahët, çelu, kridhu!
mëkat të mos lagesh nëpër shi!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s