Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

E ndiej…

Edhe fluturimthi po të vije
Pas pritjes kaq tē gjatë
Padurimi do të humbte shpresën
Edhe pse zemra kërkon
të takohemi bashk

Megjithate e ndiej se ti po vjen
Dhe unë pëgatitem për çdo çast
Mbyllur a hapur si do që të jem
Edhe kur hesht edhe kur flas
Sa po të shfaqesh ti
dashuria do të shkëlqen

Nëse nuk vjen mos m’dërgo lajm
Shtrëngim do të ketë në zemër
Përpara s’kam assesi të të dal
Do të kuptoj se je ndal diku tjetër.

 

***

As nuk hapet
As nuk mbyllet

Si të dal moj nga ky rreth
As nuk hapet as nuk mbyllet
Zjarri digjet brenda nesh
Akulli assesi të shkrihet

Po gërmoj thell në shpirt
Në tërë qenien po të ndiej
Futë e zezë na i mbuloi sytë
S’po na lë të shihemi

Ti më vie rrall me letra
Ato më sjellin kujtime
Pajada më rrah zemra
Shpirti më bën vlime

Si të dal moj nga ky rreth
As nuk hapet as nuk mbyllet
Zjarri digjet brenda nesh
Akulli assesi të shkrihet.

 

***

Levë e Arkimedit
më je ti

Sa larg por sa afër je
Me kohë e pa kohë
Jasht vetes të kërkoj
E brenda meje të gjej

Ti përtërin jetën e mbetur
Nē ditët dhe netët e harrimit
Me pushtetin tënd diellor
Shkrin ngricat e trishtimit

E përjetshme mbetesh
Peng zemra të mban
Në lëkundjet e kohës
Harpa jote më zgjon

Dhe gjithnjë për ty lutem
Jetën ta mbushësh me dashuri
Krah teje i fortë ndjehem
Levë e Arkimedit më je Ti!

 

***

Ti s’je borë që kërcet si kristale
As ndodhi e bukurisë së çastit
Ti zgjon dhe fisnikëron shpirtin
Lumturon me bukurinë e fjalës

Ndërsa ti flet shkrijnë ngricat
Mugullon dashuria në fytyrë
Gufon zemra dhe zjarri përndizet
Mrekulli që jetës i jep kuptim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s