Kalendari poetik: Bjørnstjerne Bjørnson (1832-1910) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Bjørnstjerne Bjørnson

Kalendari poetik: Bjørnstjerne Bjørnson (1832-1910)

Sot, më 8 dhjetor, është data e lindjes për Bjørnstjerne Martinus Bjørnson, poet, dramaturg dhe shkrimtar i shquar norvegjez. Bashkëpunoi me Henrik Ibsen për modernizimin e dramaturgjisë norvegjeze dhe asaj skandinave. Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1903. Ja një poezi prej tij:

RINIA

Shpirt rinor,
Shpirt rinor,
Kaltërsive turru si shqiponjë
Rrugës tënde shko pa asnjë drojë,
Mbi maja malesh rri dhe vështro.

Gjak rinor,
Gjak rinor,
Detet çaj si anije e shpejtë,
Stuhi dhe furtuna le të ketë,
Përpara çaj, shpërthe në gazmend.

Ëndërr rinore,
Ëndërr rinore,
Me hile i vendos lloj lloj gracke,
Lutjeve ditore të çdo vajze;
Dhe në pranverën që kundërmon,
Me flladin e lehtë ia dërgon.

Gëzim rinor,
Gëzim rinor,
Si ujvarë të vërtetën ushto,
Qesh, si ngjyra ylberi ndriçofsh
Edhe përpara vdekjes në qofsh.

Gëzim rinor,
Ëndërr rinore,
Gjak rinor,
Shpirt rinor,
Mbështille gjithë botën në prarim,
Këndo këngë që s’njohin pleqëri.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s