Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Heshtje

ka ditë që flas me veten,
e vetja më përgjigjet pa fjalë,
flas për gjëra të rëndomta,
por edhe për ato që zemrën
ta çojnë mall.

çaste të tëra
shikoj gënjeshtaren pasqyrë,
e flas po me sytë e mi,
sikur më janë shuar buzëqeshjet,
e rrudhat thellohen çdo vit.

e heshtja më përgjigjet pas xhamit,
mbuluar me degëza hardhie,
mendoj po me heshtjen time,
për fjalë të stërthëna e premtime.

e ashtu qetësisht mes heshtimit,
me heshtjen përballë qëndroj,
i flas ngadalë,
shikohemi në sy,
grindemi,
por prapë kuptohemi qetësisht,
sepse pa njëra-tjetrën s’bëjmë dot,
unë dhe e imja heshtje zëvrarë.

 

Mjegullnajë kohësish

E mbuloi mjegulla qytetin tim,
Mjegulla,ajo e hirta,e errrëta,
Ajo që fsheh çdo të çiltër tis,
E çdo pabesi qosheve të tij.

Dhe puthi ajo çdo çati shtëpie
Me mantelin e saj si një hije,
Puthi edhe pemët ashtu pa gjethe,
Krejt të zhveshura në linja.

Puthi ajo pra,çdo gjë,me,dhe pa dëshirë,
Dashuri bëri me to,
Dashuri pa mëshirë!

Dhe iku ashtu siç dhe erdhi,
Në mjegullnajë kohësish,
Mbi supe si gjithnjë mbartur mantelin e saj të hirtë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s