Kalendari poetik: Nikollaj Aleksejeviç Nekrasov (1821-1878) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nikolaj Nekrasov

Kalendari poetik: Nikollaj Aleksejeviç Nekrasov (1821-1878)

Më 10 dhjetor është data e lindjes së Nekrasovit, njëri prej poetëve më të mëdhej rusë. Një tjetër shkrimtar i madh rus, Fjodor Dostojevskij pati shkruar për të: “Nekrasovi përmbyll atë varg poetësh që thanë diçka të re dhe në këtë kuptim i takon të jetë menjëherë pas Pushkinit dhe Lermontovit; qe një fuqi në shpirtin e tij që s’e braktisi kurrë: dashuria e tij e dlirë, e zjarrtë për popullin e tij që s’e braktisi kurrë.”
Në fillimet e tij pati kritika të ashpra nga kritiku i njohur Bjelinski, që më vonë u bë një nga admiruesit më të mëdhej të shkrimeve të Nekrasovit. Vetë Nekrasov, qe i bindur se do të harrohej pas vdekjes; por kjo nuk ndodhi, varrimi i tij qe madhështor për nga pjesëmarrja e të gjitha shtresave dhe fama e tij si poet i madh mbijetoi deri në ditët tona. Ja një nga shqipërimet që kam prej tij:

STUHIA (Буря)

S’jepej Ljuba, sado e ndiqja, më kot,
Dikur, më pëshpëriti: “Sonte në kopsht,

Sapo të erret, atje më ke, merr vesh?”
Që me ditë, me ethe shkova ta pres.

Gjak rinor, nga dashuria përvëluar!
Ngrita sytë lart – s’keni për ta besuar!

Po kjo?! Qielli u mbyll, nga retë nxinte…
Filloi një shi me gjyma, shkrepëtinte!

U mpiva i tëri, më keq se retë nxija,
Qaje takimin, s’del Ljuba nga shtëpia!

Ljuba ësht’e brishtë, vajzë e llastuar,
Një stuhi si kjo, brenda e ka ngujuar;

S’ka faj, kjo stuhi qenka ferri vetë,
Por ama s’i dihet, në më do vërtet?

U nisa për te vendi, shpresat më humbën,
Qasem dhe ç’të shoh! Komshijen time, Ljubën!

Të dy qullur, të shtrydhnim teshat u xhveshëm…
Eh, ç’m’u hap një punë, të thaj pëllumbeshën!

Qysh prej asaj nate, kur fillon rrebesh,
Fare s’e çaj kokën dhe me vete qesh….

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s