Këmbanat e agimit zadrimor (Kushtuar Frang Bardhit) / Poezi nga Namik Selmani

Këmbanat e agimit zadrimor
Kushtuar Frang Bardhit

“Unë e mora përsipër këtë barrë për të shkruar, veçse që të qes para syve të tu, lexues, të vërtetën lakuriq e të panjollosur”

Frang Bardhi

Këmbanat e agimit zadrimor
Shkonin gjer larg në Venedik e në portikë Rome.
E valët e Adriatikut
Ngatërroheshin me dallgët e shpirtit të Atë Frangut
Në duar
Mbante fjalorë si të hapte në KULLË derën e një ODE
E radhiste fjalëshqipet
E burrave mentarë me plisa që të prisnin te balli i pragut
E dërgonte
Në Romën e Cezarëve, Brutëve e të Cicëronëve fjalë trimërore
Amanetet e Skënderbeut
Në shkopinjtë e shtrënguar në duar princërish krenarë
Me vete
Kishte gjëmimet e këmbanave në udhët zadrimore
E më tej
ca fjalë lahute të atyre që flinin ilirçe në tokën e lashtë

3.
Dërgonte ca fjalë epiriote
E s’druhej se mund ta pësonte mes gjarpërinjve si Laookonti një ditë
Në arkiva
Gërmonte si lavërtar brazdash gjer në thellësi.
Ooo, bëjeni
një Meshë të përjetshme për Baca Frangun fjalëflorinjtë
e këmbanat për të
të dëgjohen në Kallmet e në Romë nga agimi në agim.

4.
Dërgonte
ca ylbere verbuese që lidhnin brigje, dete, male.
Teksa kërrusej
në barrë librash me legjenda e ëmbëlsi ninulle
Në mbrëmjet e zhurmshme
ku mbllaçitej latinshtja relike romane
Po dërgonte
me mundimin sizifjan rilindjen e Shqipërisë në supe
5.
Po dërgonte TË VËRTETËN
Si DIELLIN e dytë të kësaj toke
Me betimin e ri për jetën
Me betimin hyjnor për çdo shenjë shkronje.

Shënim:  Kjo poezi u bë fituese e vendit të dytë në Konkursin Mbarëkombëtar Poetik të organizuar nga Klubi letrar “Atunis” 

 

Namik Selmani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s