Kur Krijuesi i shërben pushtetit dhe kur Krijuesi “ i nënshtrohet”artistikisht atij !? / Nga: Arqile V. Gjata

Kur Krijuesi i shërben pushtetit dhe kur Krijuesi “ i nënshtrohet”artistikisht atij !?

 

Nga: Arqile V. Gjata

Historikisht dihet se, shumë poetë dhe shkrimtarë janë vënë në shërbim të pushteteve, ose u janë “nënshtruar” artistikisht pushtetit dhe politikës. Një fenomen i tillë është më se i përligjur, kështu ndodh dhe tani. Në këtë kontekst, dua të shprehem:
-Para së gjithash është e domosdoshme për krijuesin (shkrimtarin, poetin) të dallojë atë, që një autor jep në të vërtetë nga ajo, që ai kujton se ka dhënë.
Në mbështetje të këtij deduksioni, ndaj të njëjtin mendim dhe shqetësim me mikun tonë shumë të nderuar Zotin Pëllumb Kulla! Pse?
-“Të dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe “arratisen”.
Po e shpjegoj këtë lloj “arratisje”, në një këndvështrim pak si ndryshe.

1- Të dy të mëdhenjtë e letërsisë së sotme shqipe janë shumë “indiferentë” ndaj gjithëçkaje që mendohet, thuhet dhe shkruhet rreth tyre.
Një realitet i tillë, ky indiferentizëm, kjo “arratisje” vjen nga një e vërtetë e qenësishëme, pasi, që të dy janë të konsoliduar dhe e kanë përmbyllur mësëmiri “madhështinë e tyre”.
Ata e dinë vlerën e veprës së tyre dhe si pasojë ka dy hamendje (sipas meditimit tim individual):
a––Ç’do gjë, që mund t’u adresohet atyre ( kritika, akuza, vlerësime, mohime) e të tjera, kuptohet se, ata nuk dëgjojnë nga ai vesh.
b–Pasi ato, që thuhen për ta janë emocionale dhe jo të analizuara seriozisht në ndonjë studim, apo vepër madhore kritike nga autor shqiptarë dhe të huaj.
Dhe në se ka studime të tilla, ato janë të copëtuara, jo të mirëtrajtuara estetikisht.
Këto lloj “përballje” kanë rrëshqitur në planin individual subjektiv nga ana e autorëve.
Si shembull mund të sjellë studimin e posaçëm që ka bërë shkrimtari dhe esteti Piro Loli në librin e tij botuar në vitin 2006 me titull “Duumvirati i një stine që shkoi” por dhe këtu tingëllima e melodisë nuk ka jehonë dhe për më tepër lexohet qart subjektivizmit i autorit.
“Arratisja” e tyre shpjegohet dhe me faktin, që ata me shumë profesionalizëm artistik hedhin në treg vepra të reja dhe rrëmbejnë trofe shumë prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, që të tjerët as i ëndërrojnë dot.
Dy të mëdhenjtë folën, shkruan me mjete letrare të forta si; alegoria, simboli, metafora, ngjyrimet, paralelizmat, aludimet. Ajo që i bëri ata të “Mëdhenj” ishte mençuria e tyre estetike për të përzgjedhur tema mistike, balada dhe sidomos ata “u aratisën” nga realiteti dhe i bënë karshillëk letërsisë së atyre viteve.
Një shëmbull i vërtetë është:
“I smail Kadare në novelën “Përbindshi”, revista “Nëntori” dhjetor 1965, e vuri si motiv qëndror kalin e Trojës dhe Odisenë si ideator dhe konstruktor të kalit që e merr kalanë nga brenda.” Foto Malo, “Odiseu në botën Shqiptare”, f,87 nga libri “Nga Prometeu tek humanizmi Shqiptarë”, Shtëpia Botuese “Argjiro”2013
Në veprën operistike “Eumenidet” (ku kam qënë dhe vetë i pranishëm), Vaso Tole, me libret tëKadaresë u shfaq me suksese në Teatrin “Irodios” në Athinë. Foto Malo, “Eumenidet” dhe mesazhi Eskilian, f, 72 nga libri me studime” Nga Prometeu tek humanizmi Shqiptar”, Shtëpia Botuese Argjiro–2013.
Si rrjedhojë, mendoj se:
Ata nuk “kanë kohë” dhe oreks të merren me kundra kritika dhe akuza.
Për të parë dhe vëzhguar më qartë individualitetet madhore të dy të mëdhenjve, është e domosdoshme të sqarojmë dhe të përcaktojmë se, këta dy të mëdhenjtë ( dhe shumë të tjerë) – i shërbyen pushtetit, apo iu “ nënshtruan” artistikisht pushtetit dhe politikës?
Mbroj mendimin se:
Ata, që iu “ nënështruan “ pushtetit artistikisht ishin janë krijues me vlera dhe karakteristika të përveçme në krahasim me ata krijues, që i shërbyen pushtetit dhe politikës.
a–Ajo kategori krijuesish që iu “nënshtruan” artistikisht pushtetit kishin nuhatje, përceptim, aftësi, vizion për të hulumtuar dhe gjetur ato shtigje, ato fusha krijuese dhe ato tema që u jepnin mundësi dhe shanse të dalloheshin nga të tjerët nga niveli i tyre individual artistik.
b- Ata ( “të nënshtruarit” artistikisht) nuk ranë në pozitat e shërbyesit të pushtetit dhe politikës, për faktin se kjo kategori krijuesish mundën, që me kapacitet e tyre intelektuale krijuese kanë mundur të krijojnë një “mburojë” ndaj vetvetes dhe një personalitet individual fal talentit, kulturës dhe të punës në krijimtarinë e secilit të drejtuara rreth atyre formave, gjinive, që e ndjenin veten të sigurt për të bërë “karrierë” në jetën letrare.
Krijimet e tyre nuk i bënë keq, as dëm kohës e pushtetit. Ato ishin në dobi të letërsisë, artit dhe popullit.
Kështu ndodhi dhe me artin (humorin) e Pëllumb Kullës e të tjerë të asaj kohe. Në këto rrethana, as që bëhet fjalë të shprehet më i vogli iluzion se, këta kanë qenë disidentë (këtu bënë pjesë dhe Kadare dhe një obsjon i tillë, që Kadare ka marrë qytetarinë e disidentit është aq e papranueshme, po aq dhe një absurditet me brirë.)
c- Hidhini një sy veprave të Kadaresë, Agollit, Vath Koreshit, F.Arapit, Xhevair Spahiut dhe i vendosni në kandarin artistik me të tjerë.
Ata nuk i lejuan vetes krijime, që ishin nën nivelin e madhështisë së tyre, për qëllime politike. Dhe në ndonjë rast, që rrëshqitën për t’i “shërbyer” politikës ata prodhuan përsëri vepra të mëdha letrare shumë herë më lart se nga ata, që i shërbyen pastër politikës.
Kjo kategori krijuesish elitarë ishte e pranueshëme, e dashur për lexuesin dhe e vlerësuar artistikisht nga segmentet e pushtetit të artit dhe kulturës.
Ata çmoheshin dhe në botën e jashtme letrare në rrugë dhe forma të ndryshme. Natyrshëm pranojmë se, i shërbyen popullit, lexuesit, kulturës kombëtare, gjuhës dhe zhvillimit të traditave kombëtare.
Në kushtet që jetojmë (në kohë dhe hapësirë) a mund të gjejmë një tjetër “Kadare” dhe t’i dhurojmë kurorën e madhe të Kombit!?
Besoj se, në fushën e letrave shqipe (e kam mendimin vetëm për letërsinë) ende nuk ka lindur një Kadare tjetër, dhe në se ka lindur, ai ende duhet të jetë në stadin e fëmijërisë.
Në se do kishim pasur një Kadare trim mbi trimat në luftë të hapur me pushtetin dhe politikën, me siguri, që ne sot do kishim një “Kadare” prej betoni dhe jo një Kadare prej vërteti të madh, që e kanë zili bota e madhe e lexuesve dhe e kritikës ndërkombëtare. Në vitet që po jetojmë–Vepra Kadare përbën kërthizën e letërsisë kombëtare shqiptare.
Ai është një njeri me”fat “ të madh, pasi posedon një forcë dritëshpuese, që depërton në anale të pa shkelura të letërsisë tonë kombëtare dhe ka një lidhje shpirtërore të gjerë me popullin, megjithëse në raste të veçanta populli se kupton dot.
Një pasojë e tillë rrjedhë jo për faj të tij. Kadareja dhe Agolli janë shkrimtarët më kotribues në letërsinë shqipe të këtyre 40-50 viteve. Di se këtë vit 2009 (se në ç’muaj nuk e kam para sysh) Kadare do festojë 55 vjetorin e botimit të veprës së tij të parë krijuese “Frymëzime djaloshare”, 1954.
Kam bindjen time se; gjithësecili krijues (poetë, shkrimtarë) duhet të di, se kush është dhe vetëm atëherë kur dimë se kush nuk jemi duhet ta ulim kokën.
2-Por, ka pasur dhe një kategori krijuesish, që as i kanë shërbyer pushtetit politikë dhe as i janë “ nënshtruar” dot artistikisht.
Kjo pjesë e veçantë kishte dhe premtonte një perspektivë në kushte normale, por gjatë përplasjeve ky grupim nuk mundi të krijonte një personalitet elitar në letërsi ku të shkëlqenin në gjini prioritare dhe tematika të rëndësishme kombëtare.
Si pasojë mbetën nën nivelin e madhështisë. Të tillë krijues me emër janë Lasgush Poradeci, Petro Marko, Kuteli, Naun Prifti, Zija Çela, Faslli Haliti, Koço Kosta, Vath Koreshi, Bilal Xhaferi, Dhimitër Xhuvani, Pëllumb Kulla e të tjerë.

Natyrisht, nuk e gjykoj të drejtë mendimin e studjuesit dhe estetit Piro Loli kur shkruan:
“Ruspa krijuese e dyshes, Kadare–Agolli, përfshiu shumë baltë e dhera. Ata të dy dhe veç e veç brodhën pas sasisë, pas tematikave, problematikave, gjendjeve, historisë dhe miteve duke pretenduar kudo, në të gjitha gjinitë letrare, vulën e cilësisë, ose të së pamundurës. Ata qëndrojnë të dy në krye të protokollit të vlerave artistike në 60 vjetët e fundit të kultures shqiptare. I pari Kadareja e shumë pas tij, i dyti Agolli.” Piro Loli, “Duumvirati i një stine që shkoi”, Shtëpia Botuese “Milosao”, Nëntor 2006, paragrafi i pare, f, 46

Në fund të esses, “Famëmëdhenjtë ose diçka për nderin dhe lavdinë”, esteti Piro Loli e përmbyll studimin e tij kështu:
“ Në këto radhë unë po u ndihmoj sadopak famës së tyre, sepse i konsideroj talente të fuqishme në krahasim me të tjerët, pra të diskutueshëm dhe të kundërshtueshëm.” Paragrafi i fundit, f, 57, Piro Loli “Duumvirati i një stine që shkoi”,Shtëpia Botuese “Milosao”, Nëntor 2006.
Do dëshiroja ta përmbyll këtë shkrim me një poezi të shkëputur nga vëllimi poetik “Kurorë me ngjyra” botuar në vitin 2006, për të ilustruar mendimin poetik që kam për Kadarenë, për një nga të mëdhenjtë e letërsisë shqiptare.

KadaresK…{Kushtuar Kadares!)

Në vjeshtë kopshti
do të kacavirret nëpër degë
duke shkëlqyer si pasqyrë.
Do ta tregojnë fytyrën e ngadaltë,
që si biçikletë do nisë muzikë.
Dhe më pas me dhunë
do të t’i shkulim paragjykimet
e viteve të shkuara.
Vetëm kështu do shpëtosh nga ethet e vdekjes.
Vishe sa më shpejtë
(Në lagjen Palorto) qilimin e Anesë,
të shuash lumin e blertë të pyllit.
Këtu do e kalojnë natën
të hidhëruar
beqarët e letërsisë.

8-10-2006 Athinë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s