Kalendari poetik: George Santayana (1863-1952) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

George Santayana

Kalendari poetik: George Santayana (1863-1952)

Filozof, eseist, poet dhe shkrimtar, u lind në Madrid më 16 dhjetor 1863; emri i plotë – Jorge Agustín Nicolás Ruiz de Santayana y Borrás, me prejardhje spanjolle, por u rrit, u arsimua në SHBA dhe qysh 8 vjeç e ndjente veten amerikan, shumicën e shkrimeve të tij i ka në anglisht, mbante emrin e amerikanizuar George Santayana, sado që mbante gjithmonë pasaportë spanjolle. Aty nga viti 1911 la postin që mbante në Universitetin Harvard, u kthye në Evropë dhe s’u kthye më në SHBA. Ja njëra nga poezitë e tij:

TESTAMENTI I POETIT

Ia kthej dheut, çka dheu më dha,
në brazdë ta mbjell, jo ta hedh në varr.
Fitili mbaroi dhe kandil i shpirtit u shua
Shikimi tashmë është mjegulluar.

Lë vetëm tingullin e shumë fjalëve
që rastësisht më kapi veshi në jeh ona qesharake.
Këndova në parajsë. Mërgimi më bëri të lirë
nga bota në botë më shpuri, në të gjitha botët.

I çliruar nga xhindet dhe shtojzovallet e ëmbla,
I shqeva qelitë e mbyllura të mendjes.
Gjithë kohën, e tashmja ime, hapësira, vendi im,
Shenjë, frike, shprese, a zilie në fytyrën time nuk panë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s