Poezi nga Lumo Kolleshi 

Poezi nga Lumo Kolleshi 

 

Ç’është poezia?

Dhe ti më pyet:Ç’është poezia?
Po ta nis përgjigjen me të paktat fjalë:
E nëndheshmja që çan tokë e plisa,
Bëhet gjethe,bëhet lule,bëhet farë.

E padukshmja që bëhet sy i shkruar,
E padëgjueshmja që bëhet këngë e ëmbël,
E lakuriqta që na vjen mbuluar
Dhe gurin pastaj e bën me zemër.

 

UDHË TË PASHKELURA

Nëse shikon tek unë zbulimin e ballit
Si një pylli të vjetër që i rrallohen drurë,
Një strehë më tepër e ka ngritur malli
Për të gjitha ikjet që nuk kthehen kurrë.

Nëse shikon poshtë syrit rrathë të panumërt,
Do gjeni aty gjithë lotët e mbytur në kripë,
Një hënë të vjedhur në qiellin e mugët,
Linjat e pagjumësive që përhapin veç dritë.

Nëse shikon shikon të çngjyrosur bërrylin e xhaketës,
Janë aty orët e vona mbi tavolinë e mbi letra.
Nëse shikon këpucët shollëngrëna gurëve të jetës,
Në pjesën e mbetur janë udhët e pashkelura.

Të tjerë do t’i shkelin këto udhë pas meje
Këpucë të ngrëna i lëmë pas kesaj bote të varfër.
Mes reve hedhin poetët një firmë rrufeje,
Shpirtit njerëzor t’i sjellin pak bukë të kaltër.

 

LËMOSHË

Ndërronte jetë poeti.
Kohë e pakohë,
Moshë e pamoshë.
Tepër të shtrenjta barnat,
Xhepat e tij fare bosh.
Para arkemortit ne ngutje pozojne pushtetarët.
Prej vdekjes lypin lëmoshë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s