Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me skica dhe tregime “Gruaja e zjarrit të shenjtë” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me skica dhe tregime “Gruaja e zjarrit të shenjtë” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Titulli i librit: Gruaja e zjarrit të shenjtë
Autor: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Redaktore: Dorjana Sterkaj

© 2018 Denilu
Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Botimi i parë, 2018.

ISBN: 978-9928-269-63-8

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ded N. Luca
Gruaja e zjarrit të shenjtë : skica dhe tregime / Denilu ; red. Dorjana Sterkaj.
– Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-63-8
1.Letërsia shqipe 2. Tregime dhe novela 3.Skica letrare
821.18 -32
821.18 -4

 

PARATHËNIE

E lexova me një frymë librin me tregime nga Denilu. Më gëzon fakti që përmbledhja me tregime ndiqet nga një linjë e matur ironie, pa rrezikuar të kalojë në cinizëm. Deda preferon të vëzhgojë dhe të rrëfejë, duke të krijuar para syve një “histori të gjallë”, ku nuk mban anën e asnjë personazhi. Ka raste si personazh është e shoqja Flora, ai vetë, ose ndonjë fëmijë i Dedës.
Ngjarjet rrëfehen në mënyrë dinamike, ku qysh në tregimin e tij të parë ose të fundit ai është po ai dhe nuk ndryshon stil, kudo spikat stili i veçantë.
Historia e çdo tregimi tregohet shpejt, s’mund të rrish pa i shkuar pas, dhe pikërisht kur ti mendon se ke zbuluar çështjen, autori ndryshon perspektivë, duke të kuriozuar edhe më shumë. E rëndësishme për autorin bëhet mënyra se si personazhet përshtaten, ose nuk përshtaten me ambjentet, apo fenomenet, si emigrimi, varfëria, probleme sociale etj. Mënyra e të shkruarit e 60 vjeçarit Denilu të bën ta harrosh moshën e tij, pasi të qenit artist “është diçka që e ke, e ndjen përbrenda.

Ded Nikoll Luca

Për Ded Nikoll Lucën “racizmi nuk ekziston”, madje të qenit shqiptar për të mund të jetë avantazh, një detaj ekzotik që e bën më interesant. Në gazetën italiane Deda shkruan poezi dhe artikuj dhe gjen kohë dhe nuk i ndahet shtëpisë botuese “ADA” Tiranë me botimet e tij në seri. Leximi i librave të Dedës jo vetëm tregimet por në të gjitha zhanret që shkruan mbeten përgjithmonë brenda teje, duke pasë aftësinë të ndryshojë shpesh përceptimin tonë. Letërsia për shkrimtarin Denilu është një histori dashurie dhe fati përzier bashkë, një përshkrim i uraganit të çmendur të pasioneve të njeriut dhe luftës që ai bën me to. Ded Nikoll Lucën e shohim vazhdimisht të shpjegojë atë misterin e një kërkimi të pafund që ndodh brenda çdo njeriu që e lidh jetën me të. Nuk e shoh më të arsyeshme të zgjatem në këtë parathënie të shkurtër dhe uroj të ketë jetë të gjatë tek lexuesit.

 

Delina Kreka, poete nga Korça.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s