Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

TË DIGJEM NË ZEMRËN TËNDE

Ti më ndjen kur hyj,si fllad në zemër,
ndjen si çelin befas lule venoze.
Në oazin e tyre, jam e vetmja femër,
që vishem me fije të holla fibroze.

Se më tërheq era e rrënjës së zemrës,
era karizmatike e trupit të zhveshur,
teksa më shtrydh si kokrra e mjedrës,
afron dy buzët ,që digjen pareshtur.

Pastaj drejt barkusheve më çon mua,
se ç’thëngjij ndez aty,as unë se di,
se ç’erë fëshfërinë mbi bukuritë e tua,
këtë mister epokal,vetëm ti e di…

Ndaj kur hyj në zemër digjem në erë,
se ti zbret,si llavë mbi lëkurën rozë,
në çast bëhemi hi dhe rilindim në eter,
vdekja në dashuri është metamorfozë.

Çdo bukuri sensuale që ka zemra jote,
është krijuar për të më qetësuar mua,
për t’i dhënë njerëzimit edhe kësaj bote,
dashurinë që rrjedh nga venat e tua.

 

PSE THYEN HOJEN E BEKUAR?!

Ti nuk di ta mbash ndër duar,
shpirtin tim,që rreh gjethuar,
se tek shket e bie thërrmuar,
tretet ofshamave duke vuar.

Përmbi gjethnajë e pikëlluar,
dashuria me zë të shuar,
vajton këngën që s’u këndua,
refrenin që vranë buzët e tua.

Se një shpirt i dashuruar,
ka dy sy e buzë pjalmuar,
diell e hënë,pa re mbuluar,
oqean me perla zbardhuar.

Se tek hedh akull dhe ngricë,
ia thanë buzët dhe dy sytë,
kur derdh breshër me tepricë,
thyen perlat dhe i mbyt…

Kur s’di të më mbash ndër duar,
të ma lexosh shpirtin qetuar,
të më puthësh ëmbël gjer në thua,
pse thyen hojen e bekuar ?!…

 

AGIMET PAQËSORE NË SYTË E NJË GRUAJE

Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që agimet paqësore lindin shpirtlarë,
vesën rruazore shkundin në retinat e tua,
që s’dinë as t’a fshehin , as t’a thajnë…

Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu ,o grua?!
Që agimet e shpresës lindin shpirtbardhë,
kërthizën lidhin me fijen e ndjenjave të tua,
pijnë kroin e syve,të freskojnë botën me krahë.

Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që natyra zgjohet në shpërgënjtë e mrekullisë,
duke soditur pragmuzgjet e agimeve të tua,
që veshin hiret e saj me vellon e bukurisë.

Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që askush se ka të lehtë të hyj në zemrën tënde,
pa gjetur portën ,ku lindin agimet e vesuara,
pa puthur zambakët e agimeve me ëndje.

Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që syri bart strukturën riprodhuese të agimeve,
ngjyrimet e muzgjeve të pranverës së vonuar,
ultratingujt që zgjojnë shpirtin e perëndive.

Mos vallë,syri yt ka rrezatimin e sistemit diellor,
xixëllimën fosforishente të planetëve yjor,
llavën e prushtë të vullkaneve venusiane,
drithërimën që fërgëllon hapësirën ndërplanetare?!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s