DASMA E FUNDIT NË TOKË / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

DASMA E FUNDIT NË TOKË

Melankonia e erës,
ja fashoi sa hap e mbyll sytë
gjunjët e gërvishtur shiut
që i vrau
teksa pastronte e lante pa qejf,
asfaltin e pistës
të dasmës së fundit në tokë;
nga gruri dhe orizi i mjegullave
që dasmorët mbi kuaj me fletë,
nuses hënë i kishin hedhur.

Dikur,
ëngjëjt e dehur,
pa dashje filluan t’i veshin natës
vellon e mengjesit,
nuse hëna
shtrirë në krevat ylberësh
nxori nga dhoma
yjet e ftuar për rastin,
dhëndërr dielli uli perdet e reve
dhe filloj spektaklin,
ndërsa çatitë e shtëpive
hidhnin valle,
duke qëlluar njëra tjetrën
me tjegulla.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s