Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Këpucët e Vlashit

Një palë këpucë të kuqe, i ati ia kishte blerë,
I ngjanin si burbuqe, u gëzonte, u merte erë.

Ishte kohë e egër, me dimër e me acar,
Të digjte me varfëri, të digjte dhe me zjarr.

Si ëngjëj të mjerë mërdhinim nëpër erë,
Të xhveshur në dimër, të xhveshur në verë.

Fshehtas nxirte shaminë, i fshinte sa xixëllonin,
E kthente kokën shpesh, se mos e shikonin.

Kishte turp njerëzia, njerëzia kishte nder,
Kështu vdiste pleqëria,e lindnin të tjerë.

Si oshëtima mbi mal, heshtja ime gjëmonte,
Gjaku digjesh zjarr, e zemra më pikonte.

Po lulet seç gëzonin, zogjt seç po këndonin,
Retë u lumturuan, e filluan të lotonin.

Me këpucë t’grisura, çdo ditë e shikonin,
Vlashin e mirë, që aq shum’e donin.

Ndan rrugës i fshinte,e gëzonte pa nxjer zë,
Ëndrronte, por s’fliste, Vlashi ynë, që s’jeton më.

Ishte kohë plot ashpërsi, me dimër e me acar,
Të digjte me varfëri, të digjte dhe me zjarr.

 

FLAKËT E URREJTJES

U dogjëm në flakët
E urrejtjes
Dhe të madhështive të rreme,

Dhe asnjë pikëz dëshire
Nuk paskemi
Për të shuar këtë zjarr.

Dhe të mendosh
Që jemi prej mishi e gjaku
Të njëjtë

Dhe të krijuar
Nga e njëjta ëndërr!

 

RRUGËT TONA

Hapësira para nesh është e pafundë,
Por rrugët e jetës s’mundëm t’i zgjidhnim vet,
E mira ime,ashtu si dhe kohën,
E hapësirën ku lindëm,
Ato na qenë të shfaqura
E ne na duhej të ecnim…

…Në rrugë drite si drita me diell e me shi
Dhe me hënë të përgjakura resh,
Në rrugë qiejsh
Si qiejt,zogjtë,avionët
Pa i braktisur kurrë ëndrrat…

Në rrugë detesh si valët,varkat,anijet,
Tragetet e pulëbardhat,gjithmonë
Duke mbartur me vete
Si thesarin e vetëm, èndrrèn,
Ndonse shfaqej me e pa lule
Për të shlodhur mendimin tonë.

Ndaj,ecë,ecë,e vetme pa kohèn,
Pa menduar për kufomat tona!

Rrugèt tona tashmë kanë ajër lirie,
E ne do ishte mirè tè merrnim frymë
Pa u grindur me njëri-tjetrin
Për sasinë që na duhet,
Sipas madhësisë së mushkrive,e pangopèsisè sonè,

Se rugèt janë të bukura dhe kur ecim
Mbi dhimbje,mbi ëndrra,
Se në fakt, ne vetëm ëndrra
E dhimbje thurim në jete.

Të gjitha rrugët ku ecim kanë ditë,
Kanë natë,janë të shtruara
Me dëshira,me re,copëza kaltërsish,
Me guriçka yjesh,
Me bardhësi ndjenjash,
E mjegulla urrejtjesh,

Por,dhe pse s’i zgjodhëm vet rrugët ku ecim,
(Ishte kohë me dimër e diktaturë),
Jemi ende në udhëtim,
Bashkë me një re,një pemë,
E një zok që na i pikturon portretet tona
Në qiej e në tokë me cicërima drite,
Duke u ndeshur me shiun,furtunèn,
Për të mos na i zhdukur gjurmët.

Ato dhe pse të fshehura
Në mjegulla kohe, shekujve,
Janë të përjetshme,e mira ime,
Ne lindim për t’i gjetur e ecur nëpër to.

Megjithse kurrë në rrugën ku ecim
S’jemi të parët,e as të fundit…
Ndaj duhet të lemë gjurmë
Për ata që do vijnë pas nesh,

Ndoshta mund të na e gjejnë
Një ditë ëndrrën ku e lamë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s