Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Edhe sa vjet do të pyes
Pse ike , s’ më deshe
Pse qiellin deshe
Më fort se unë
Nuk sheh kjo natë
Mi lag sytë në heshtje
Pse se dërgon një yll
Mos më lëndoj kurrë
Një ngashërim
Si e qarë fëmije
Lot zemre bën magaritar
Pse kaq pak më deshe
S’ do ta fal kurrë
Si një jetë të fala
Çdo puthje çdo fjale…
 
Një dorë kështu akull
U ngrit në qiell
Deshi një copë qiell
Ta sjellë në shtrat
Dora tjetër
Më akull akoma
Mbi zemër lutej
Një rrahje ta marrë
Bashkë të dyja
Duar të akullta
Një copë qielli
Sonte pa dritë
Një rrahje zemre
Deshen ti falnin
Ta gdhendnin ënderr
Ti jepnin jetë..
 
 
 
***
 
a pse gjithmon
E pikturoj dashurinë
udhës së syve
Më mbetet
vragave të shpirtit
 
U përmbys koha
Motet shkuan
Ditët u kthyen
në të tjera ditë
E netët në të tjera
Net pa yje
At’herë një jete
Larg nga sot
E kisha dashurinë
Më kish dhe ajò
Në ujin kristal të syve
E shihja çdo dite
Më shihte
E prisja , e prekja
Më përkedhelte
Më merrte ndër duar
Tjetërsohesha përl
Mi puthte sytë
Dashuroheshim
Buzët formëzonte
mbi sytë e mi
Mi pinte edhe lotët
Ma kthente frymën
Unë jetoja
Një shekull shkoi
Motet u grisën
E ditët po fiken
Njësoj si nata
Jemi harruar
Tani veçmas dergjemi
Unë dhe dashuria…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s