NJË GRIGJË DËSHIRASH TË KAHERSHME (Parathënia e librit “Gjuha e zogjve” të Haredin Didanit) / Nga Dr. Bardhyl Maliqi

 
NJË GRIGJË DËSHIRASH TË KAHERSHME
 
Parathënia e librit “Gjuha e zogjve” të Haredin Didanit
 
Haredin Didani, është lindur në fshatin Janjar të rrethit të Sarandës në janarin e vitit 1945, në agimin e vitit të lirisë. Ai sjell për dashamirësit e tij në atdhe, për familjarët dhe miqtë, për lexuesin e njohur e të panjohur, një libër me vjersha, si një grigjë dëshirash të kahershme, të mbledhur në impresione e ndjesi vitesh të vështira nga Shqipëria në Greqi e tash dhjetë vjet si emigrant në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jeta e Dinos, siç e njohin të gjithë këtu në Atdhe, fillon nën një qiell të bruztë mes katër malesh të ftohta, në një fshat të ashpër me shtëpi të ndërtuara në pjerrësite e tyre plot arëza e bokrrima, ku rriten ullinj, arra, pjergulla dhe mare, bajame dhe buzagaze njerëzore, mikpritëse dhe të bukura. Mes varfërisë dhe skamjes, në një Shqipëri të sapo dalë nga lufta, rriteshin dëshirat e Dinos për dije dhe kulturë, për lumturi dhe paqe.
Hajreredini u mëkua me ëndrrën e shkollimit dhe me një vullnet titanik ja doli mbanë të bëhej dikush, të krijonte një emër të përveçëm dhe të fitonte respektin e shumë njerëzve.
Atëherë fshati Janjar kishte një shkollë të vogël me 4 klasë fillore dhe Dinua fëmijë mes shtatë vëllezërish e motrash, mbasi mbaroi këtë shkollë u detyruai të ruante bagëtinë për të siguruar ushqimin e familjes edhe për katër vjet të tjera. Dëshira për t’u arsimuar bëri të linte një ditë dhitë në vathë për të shkuar në shkollën 7-vjeçare të Markatit, megjithëse me vonesë, babai u habit, por nuk ia vrau dëshirën të birit.
Kështu arriti Dinua ta mbarojë arsimin e detyruar për dy vjet, që të kompensonte disi kohën e humbur. E mbaroi shkollën me rezultate mjaft të mira dhe kjo motivoi etjen dhe deshirat e tij pëer më shumë dije dhe ushqim shpirtëror.
Hartimi i tij i lirimit ishte nji rrezatim i këtyre dëshirave, ndaj edhe mësuesit e nxitën të kërkojë nga vetja më tepër. Dëshira e tij e artikuluar qartë ishte një shprehje e preferencave të tij për mjekësinë dhe letërsinë. Por prirjet e tij natyrore dhe aftësitë letrare e humaniste ashtu si edhe qindra djemve të popullit thyheshin e shkërmoqeshin nën thundrat e nje regjimi, që nuk të jepte asnjë mundësi të realizoje vetëveten, që në emër të pseudobarazitizmit mohonte vlerat e natyrshme konkuruese dhe ambicjet afirmative. Ndaj vjen Dinua me këtë libër me kaq vonesë, si dëshmi e një pengu apo burgimi të gjatë të dëshirave të tij të kahershme, që mbeten si bimë të rralla në një truall të begatë. Kështu vriteshin talentet dhe Dinua është nje shembull tipik i asaj që nuk duhej te ndodhte. E megjithëatë, më mirë vonë se kurrë! Së fundi kemi në duar vëllimin poetik interesant “Gjuha e zogjve”.
Me këmbëngulje arriti të shkollohej me tëj në shkollën e mesme veterinare të Shkodrës, por nuk arriti ta përfundoje atë në kohë normale, pasi në vitin e tretë çuan 3 vjet në shërbimin e detyruar ushtarak. Askush nuk e mori parasysh faktin se ai ishte një nxënës i shkëlqyer, përgjegjës i rrethit letrar të shkollës dhe një veprimtar i palodhur i Klubit Rinor të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit të kulturuar të Shkodrës. Këto tre vjet ndërprerje nga shkolla do ta dërrmonin shpirtërisht, pasi jeta e kazermës ia kufizonte ndjeshëm liritë dhe të drejtat, ëndrrat dhe dëshirat.
Por ne thamë se Haredinin e karakterizon një vullnet titanik. Dhe ishte pikërisht koha për ta treguar qartë këte. Pas ushtrisë arrin ta përfundojë jo vetëm shkollën e mesme veterinare, por edhe Fakultetin e Veterinarisë te ish-Institutit të Larë Bujqësor të Kamzës në moshën 30 vjeçare me rezultate të larta.
Jeta e veshtirë nëpër kooperativa, ferma dhe stalla, perplasjet e vazhdueshme me paaftësine e drejtuesve të ekonomive bujqësore ia tulatin dëshirat për letërsinë, por ai vazhdon të shkruaj për të kultivuar vetëveten. Vazhdon të punojë gjatë në rrethin e Lushnjes e me pas në Tiranë, ku profilizohet, por nuk arrin t’i gëzojë frytet profilizimit, pasi në vitin 1992 e nxjerrin në asistence në një moshë ende produktive.
Emigron për tre vjet në Greqi e prej vitit 1997 e deri sot jeton e punon në Çkago. Mbrojti në kontinentin e largët amerikan 2-3 kurse mjekësie dhe punon aktualisht si ndihmës mjek dhe infermier privat, punë që përputhet me ëndrrën e tij të kahershme. Dhe kur ka kohë u kthehet edhe vjershave dhe u gëzohet motiveve të bukuar si një fëmijë. Dhe më thotë në kofidencë:
“Kështu jemi gatuar ne Bardhyl, iluzionistë dhe ëndërrimtarë. Duam të ndreqim botën, që ajo të bëhet me e mirë dhe me e bukur…”
Dhe poezia e tij, e shkruar në respekt të Dritëro Agollit, shpreh në fakt idetë e vet Haredinit se njerëzit, veçanërisht shkrimtarët e mëdhenj janë arkitektë të ardhmërisë së kombeve.
Dinua, si çdo poet është një optimist i pandreqshëm, ëndrrat e thyera, deziluzionet dhe jeta e vështirë në ferma e kooperativa për rreth 20 vjet nuk ja vrasin dot optimizmin, ashtu si nuk e thyen as peripecitë e shkollimit dhe buka e përlotur e emigrantit. Ai aktron në grupet amatore qysh nga femijeria, këndon, thurr vjersha, bën humor dhe rrëfen bukur. Të lexosh nën kandilin me vajguri apo nën dritën e hënës, të mësosh rusisht, italisht dhe frengjisht qysh në bankat e shkollës nuk është pak. Emigracioni ne moshë te vonë e detyroi të mësojë edhe greqishten dhe anglishten, të drejtojë automjetin, të shkruajë në kompjuter e të kerkojë në internet.
Në një letër mbresëlënese të shkruar për mua, mes disa te dhenash autbiografike, ai thekson: ” Është miku juaj Haredini, që ju sjell lexuesve ca vjersha modeste… “ Po në të vërtetë ky libër s’është dhe kaq modest, as vetëm shprehje e një dëshire të mirë. Haredini është nje poet i ndjeshem nga shpirti dhe i pasur ne ide, por i papërsosur në arketipet e strukturave shprehëse, e megjithatë kjo nuk bën që të ndruhet, as të ndihet inferior përkundrejt mjeteve të sofistikuara të formave të zhdërvjellëta letrare, ai ngre vjershërimin e vet, që edhe kështu të lë mjaft mbresa. Ai është i bindur se vargjet e tij shpesh narrative, me lirizëm të ndjeshëm, me frymëzim të natyrshëm, megjithëse me shprehësi të ndrojtura, do të gjejnë lexuesin e vet. Dhe nuk gabon.
Në ciklet e hershme, që për mua janë edhe me të realizuarat, si p.sh. në poezitë erotike apo rinore, kemi gjetje befasuese, figuracion interesant, strofa të mirëstrukturuara etj. Po citoj pak vargje, që them se do t’iu pëlqejnë:
“Eh ç’udhëtarë të çuditshëm jemi, /Ndonjëherë të mbyllur, mizantropë, /Një herë vjen fati e ne s’kemi, /Një çelës ta hapim atë portë?!” (Pse qenka kaq i bukur shqetësimi!?) apo:
“Jeta rrodhi si një përrua i harruar, /I turbullt, i kthjellët a i tharë, /Ku shojti etjen ndonjë i përvëluar, /Ku lau fytyrën ndonjë i palarë.”
(Meditim në perëndim të diellit)
Ndërsa vjersha të ndryshme mishërojnë edhe ndikime nga poezia ruse dhe ajo e autorëve tanë. “Me leje në shtëpi” sjell të njejtën klime shpirtërore eseniniane që të kujton “Gjallë je nënokja ime…” etj. Mjaft interes paraqesin epigramet për lakonizmin e fjalës dhe zgjidhjet inteligjente: “Vetëm sot, i vdekur heshtje, Vetëm sot, dufi yt u bë zap, /Ah te mundje dhe një herë të bërtisje, /“Ku me çoni? – Kthehuni mbrapsht!” (Arrogantit), ose:
“Ah, mor shoku shef, si u bë dhe kjo punë, /Po vrisni shpatullat me arkivolin tim, mëkat! /Do të doja që të isha poshtë unë, /Dhe të ishe ti në vendin tim këtu lart. » (Servilit)
Poezia qe çel librin « Gjuha e zogjve », megjithëse është e bukur, në të vërtet vagullon në imitime. Ajo të kujton poezinë c Kadaresë për gjuhën shqipe dhe të Poradecit për Naim Frashërin, por ka edhe vetijakësitë e saj, psh. titulli mjaft shprehës.
Autori, megjithëse përdor një arsenal të larmishëm shprehësish artistike dhe gjuhësore. P.sh. në vargjet:
“Të gjenden besëprerët tërë Kosova thirri, /Se mi nuk është nëpër vrima të struket,/Se hije nuk është, që s’kapet nga syri, /Se erë nuk është, që si era të zhduket.”
(Nëna kosovare vret djalin tradhëtar)
Ndërsa në një pjesë motivesh poetike, sidomos tek ato që kanë të bëjnë me Atdheun, Kosovën, Çamërinë, Janjarin e Sarandën autori e lëvron vargun sipas gjethes së vjershërimit popullor. Po citojmë një poezi kushtuar Sarandës:
“Dallga del si dash nga deti, /Dhe godet në breg me brirë,/
Ku lan këmbet tërë qyteti, /Tej për tej në mal i shtrirë.”
Këtu evidencohet bukur edhe përdorimi i figurës, por edhe loja e simbolizmit tingëllor përmes aliteracioneve.
Por në libër ka fatkeqësisht edhe reminishenca mendesish të një epoke të kaluar, si p.sh tek “Fabrikani Xhon” apo “Letrat anonime”. Kanë mbetur në libër, sepse kanë gjetje interesante dhe janë strukturuar bukur. Së fundi dua t’ju them se ky libër është sprova e dytë letrare e Dinos, pas monografisë për figurën e ndritur të atdhetarit Rushit Didani „Një jetë në kërkim“, të shkruar në bashkëpunim me të vëllanë, Ibrahimin. Ai premton:
«Nëse më pëlqeni do të vazhdoj të shkruaj në moshen 65, 70, 75 apo 80 vjeçare, do të shkruaj me një pathos të kahershëm, por një zemër të re. Do të shkruaj gjithnjë… në kërkim të kohës së humbur… »
 
 
 
 
Bardhyl Maliqi
Sarandë, me 26 tetor 2008

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s