Andrej Jankov (Maqedonia e Veriut)

 
Andrej Jankov (Maqedonia e Veriut)
 
Andrej Jankov ka lindur në vitin 1998. Jeton në Koçanë. Është student – apsolvent në Fakultetin filologjik “Goce Dellçev” në Shtip, në Katedrën për gjuhë maqedonase dhe letërsi. Është anëtar i Kuvendit studentor të fakultetit, anëtar i Këshillit mësimor – shkencor dhe në këshillin artistik të revistës shkencore “Kulla” në Fakultetin filologjik të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip. Shkruan poezi, prozë, haiku, ese, artikuj e recensione. Në vitin 2020 doli nga shtypi libri i tij i parë me titull “Dielli në fjalë”. Krijimtaria e tij është shpërblyer me shumë shpërblime e trofe, si dhe me çertifikata nga lëmi i filologjisë, psikologjisë dhe pedagogjisë. Poezia e tij është përkthyer në gjuhën angleze, franceze, serbe dhe induse.
 
 
NJERI
 
Bëhu memec dhe i verbër
kur dhuron dashuri,
kur pas vetes lë vepër,
kur zemrën e tjetrit e ngroh.
Vetëm me zemër
do të ndjesh
se atëherë je njeri.
 
 
SHIKIM
 
Shikimin e ke
të zymtë dhe të ftohtë.
Nën diell qëndron dhe fshihesh,
me sy si thelb arre.
I kundërvihesh fatit
ia kthen shpinën,
gjojase
sytë nuk të tradhëtojnë,
bën sikur zemra nuk ka gjuhë
dhe butësisht tërhiqesh
një hap prapa vetes.
 
 
MENDIM
 
Nën treqind mendime
kalon natën dhe rritesh,
ti- mendim i fshehur
ti – yll udhëheqës
shpirt – i largët
fat – i dhembshëm.
Të ushqej,
më ushqen,
bashkë rritemi.
Të bashkuar.
Në një tërësi,
si vepër humane.
 
 
 

Përktheu nga origjinali: Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s