JACQUES PREVERT (1900-1977) / Shqipëruar nga Lame (Harallamb) FANDI

 
JACQUES PREVERT (1900-1977)
 
“Ati ynë që je në qiell, rri atje! Ndërsa ne do të rrimë në tokë që, herëpashere, është kaq e bukur.”
 
Poet dhe skenarist francez, i quajtur gjithandej “Poet i dashurisë”, sepse në shumicën e poezive të tij ajo është mbizotëruese e shihet gjithmonë si burim shpëtimi. I ati, që ua kuptonte dëshirat dhe pasionet dy djemve të vet, ndonëse në vështirësi ekonomike nuk ua kursente paratë për t’u dhënë mundësi të shkonin shpesh në teatër dhe në kinema. Kur ishte 15 vjeç, poeti i ardhshëm e la shkollën dhe nisi të punojë. Në vitin 1922 afrohet me rrethet letrare surrealiste dhe miqësohet me A.Breton-in, L.Aragon-in etj.
Më pas lidhet me botën teatrore dhe me regjisorët e shquar të filmave Jean Renoir e Marcel Carné.
Për këtë të fundit shkroi skenarët e shumë filmave të suksesshëm. Bashkëpunoi, gjithashtu, edhe me të vëllanë për skenarët e tre filmave dhe mjaft pjesёve televizive për fëmijë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u larguanga Parisi ku u kthye përsëri në vitin 1945.
Sapo mbërriti, vuri në skenë një balet nё bashkëpunim me Pablo Picasso-n. Në po këtë vit botoi vëllimin e tij të parë me poezi ”Fjalët”, që u prit mjaft ngrohtë nga kritika letrare.
Të njëjtin fat patën edhe përmbledhjet e tjera poetike “Spektakël”(1949), “Shiu dhe koha e bukur”(1955), dhe “Gjëra të të tjerëve”(1972).
Pas vitit 1955 iu kushtua edhe artit pamor, sidomos kolazhit.
Shumë poezi të tij u bënë tekste këngësh të kompozuara sidomos nga J.Kozma, dhe të kënduara e të përhapura në gjithë botën, nga të famshmit Yves Montand, Juliette Greco etj.
 
 
PËR TY E DASHURA IME
 
Shkova nё tregun e zogjve
dhe bleva zogj
pёr ty,
e dashura ime.
Shkova nё tregun e luleve
dhe bleva lule
pёr ty,
e dashura ime.
Shkova nё tregun e hekurishteve
dhe bleva zinxhirё,
zinxhirё tё rёndё
pёr ty,
e dashura ime.
Pastaj shkova nё tregun e skllevёrve,
po kёrkova e u lodha kot,
se nuk tё gjeta dot,
e dashura ime.
 
 
DȄSHPȄRIMI ȄSHTȄ ULUR TE NJȄ STOL!!!
 
Nё njё lulishte, te njё stol
ёshtё njё njeri qё ju thёrret ndёrsa kaloni.
Ka njё palё syze dhe njё kostum tё vjetёr gri,
kurse nё buzё njё cigare mban
dhe rri.
Kur pranё i shkoni, ju thёrret
ose njё shenjё ju bёn ai.
Nuk duhet ta shikoni,
as ta dёgjoni,
duhet tё ecni, ta kaloni,
tё shtiheni sikur nuk e vutё re,
se ecja juaj e shpejtё qe.
Nёse e shihni,
a e dёgjoni
ose e lini tё kuptojё se shenjёn ia patё,
asgjё s’ka pёr t’ju ndalur t’i veni pranё,
atij njeriut tё ngratё.
Atёher’ai do t’ju shohё nё fytyrё
me njё buzёqeshje tё ndrojtur, tё dlirё,
kurse ju do tё vuani shumё,
brenda vetes, nё thellёsi,
ndёrsa do tё vazhdojё pa ndryshuar
buzёqeshja e tij.
Do tё buzёqeshni edhe ju,
me siguri,
madje pa kuptuar,
njёlloj si ai.
Sa mё shumё tё buzёqeshni,
aq mё shumё do tё vuani
dhe …sa mё shumё tё vuani,
aq mё shumё do tё buzёqeshni,
pa asnjё dallim,
si nё fillim.
Dijeni qё do tё vazhdoni tё qёndroni i ulur
s’dihet sa ,
i goditur e i ngulur nga buzёqeshja
e njeriut, qё tё vetmin gёzim
nga ju e ka.
Fёmijёt, ndёrkohё, luajnё afёr jush,
kalimtarёt ecin qetёsisht,
zogjtё fluturojnё nga njёra pemё te tjetra,
ndёrsa ju vazhdoni tё rrini te stoli,
ndoshta pambarimisht.
Dhe e dini tani
qё s’keni pёr tё luajtur mё,
si dikur,
si nё fёmini.
Ju e dini qё kurrё mё
s’do tё kaloni rrugёs nё qetёsi
si kalimtarёt qё po shihni.
Kurrё s’keni pёr tё fluturuar
nga njёra pemё te tjetra,
sikur dhe afёr tё jenё pemёt e jo larg,
nga stoli i vetmuar, atje nё park…
 
 
TȄ RINJTȄ QȄ DASHUROHEN…
 
Tё rinjtё qё dashurohen puthen nё kёmbё,
pёrpara dyerve tё natёs.
Kalimtarёt ziliqarё i tregojnё me gisht,
po tё rinjtё qё dashurohen,
pёr askёnd nuk janё.
Ёshtё vetёm hija e tyre ,
qё fёrgёllon nё natё,
u ngre nervat heqёszvarёve,
i kthen n’shёmti e i ngërdhesh tek qeshin.
Tё rinjtё qё dashurohen nuk janё pёr askёnd,
larg prej natёs janё, shumё mё larg,
ndёrsa gjatё ditёs qёndrojnё vetёm lart ,
mes shkёlqimit verbues
tё dashurisё sё parё.
 
 
PARISI GJATȄ NATȄS
 
Tri shkrepëse të ndezura një nga një në natë.
E para, për të parë gjithë fytyrën tënde.
E dyta, për të parë sytë e tu.
E fundit, për të parë gojën.
Pastaj vjen errësira, që m’i kujton të tëra,
ndërsa të shtrëngoj midis krahëve.
Diçka qё duhet thёnё nё fillim!
 
 
***
 
Nuk kisha menduar ndonjёherё pёr njё libёr si ky qё keni nё duar. Pёrpjekjet e para pёr tё ardhur deri kёtu i kam bёrё pa ndonjё synim, duke kёrkuar kumbimin sa mё tё mirё nё shqip tё teksteve tё disa kёngёve.
Dukej si njё zbavitje, po nuk ishte thjesht e tillё.
Sepse kёngёt ishin nga mё tё bukurat dhe kёrkonin trajtimin qё meritonin. Kur pёrpjekja nuk mё jepte rezultatin e pritur ndjeja shpesh njё shije tё hidhur qё, pёr fat, e harroja shpejt, (lojё ishte!) dhe, bёja ç’bёja, i kthehesha pёrsёri. Kohёt e fundit , i lodhur nga njё tregim ende i pambaruar, u riktheva te “zbavitja”e braktisur dhe, meqё e kisha harruar hidhёrimin e saj, shqipёrova njё poezi nga ato qё tё japin vёrtet krahё.
Qё atёhere nisa tё kёrkoj gjithnjё e mё me ngulm poezi tё tjera, nga tё cilat veçoja ato qё mё bindnin se do tё zinin vend si te unё ashtu dhe te tё tjerёt, pas publikimit. Nuk di se si me vajti mendja qё tё punoja ca mё shumё pёr tё arritur deri te ky libёr, vetёm se sapo i thashё vetes
“Me poezi ?”, qesha. Dihet se sot poezia nuk lexohet sa duhet (s’mund tё mos pёrmend qё ka plot dhe nga ata qё thonё se nuk lexohet fare). Pёr dreq, veç tё tjerave, lёkundjeve tё mia iu shtuan nё njё prej ditёve edhe fjalёt e dёshpёruara tё njё poeti skocez, qё theksonte se statistikat tregonin qё nё vendin e tij ka 20 000 poetё, kurse lexues ka vetёm 2000. I vetmi qё s’mё la ta merrja seriozisht kёtё ishte Bukovski, tё cilin “e kam bёrё mik” me shumё vonesё ngaqё e kisha paragjykuar padrejtёsisht, sepse mё parё se vepra e tij letrare kishin arritur te unё recensione qё mё sё shumti i vinin nё dukje atё qё ia quanin “realizёm i ndyrё” . Ai e paskёsh pasur prej kohёsh pёrgjigjen pёr “statistikat” dhe mua mё erdhi nё ndihmё kur nё njё shёnim biografik i gjeta shprehjen: “Nuk u besoj statistikave meqё, sipas tyre, njё njeri me kokёn nё furrё dhe me kёmbёt nё frigorifer del se ka temperaturё normale.” Mё pas Bukovski mё erdhi edhe njё herё nё ndihmё me shprehjen tjetёr: “Poezia thotё shumё nё pak kohё”. Prej saj mora dhe “lejen” pёr t’ia huazuar kohёn tregimit tё lёnё nё mes, me qёllim qё ta çoja deri nё fund kёtё libёr…
Pёr zgjedhjen e poezive qё do tё lexoni jam nisur kryesisht nga disa mendime artistёsh. Ndёr ta i pari ёshtё Mirò-i, qё ma kujton gjithnjё sekondёn goditёse tё artit, pa tё cilёn nuk hapet dot me lehtёsi dera e vlerave tё tij:
“Mund ta shohёsh njё imazh pёr njё javё tё tёrё, – ka thёnё ai – e pas saj nuk e sjell kurrё mё nё mend, ndёrsa njё imazh tjetёr mund ta shohёsh vetёm pёr njё sekondё dhe mjafton kaq qё tё mendosh pёr tё gjatё gjithё jetёs”.
Po ai ka qenё piktor e jo poet, do tё thoshte shumёkush, dhe kjo mund tё jetё e vёrtetё pёr pikturёn e jo pёr poezinё. Pёr tё mos u zgjatur me shpjegime teorike (“poezia ёshtё si dashuria, po e shpjegove e humbe”, thonё), nё ndihmё tё Miro-it vjen njё tjetёr mjeshtёr i rrallё i pikturёs, Renè Magritt-i, qё siguron se goditja artistike ёshtё poetike dhe, si e tille, nuk ndodh vetem prej piktures. Po ç’ёshtё kjo goditje dhe si duhet tё jetё poezia qё ta jep atё?
Pёrgjigjet janё tё shumta apo, mё saktё, pa mbarim, sepse çdo poet qё hyn nё kujtesёn njerёzore ndryshon nga tё tjerёt si pёr poezitё ashtu dhe pёr gjithçka qё lidhet me to, pёrfshi dhe mendimet pёr goditjen poetike.
Mendimet shpesh janё tёrheqёse, tё bukura dhe tё japin kёnaqёsi t’i dёgjosh, po pasi tё jesh bindur qё e ke gjetur çka kёrkon, vjen njё poezi e re, qё tё sjell ndijime tё paprovuara dhe pёrgjigjja qё gjete, e bashkuar me qindra tё tjera, humbet mes tyre, bёhet e panjohur, kthehet nё mister.”
“Cdo poezi ёshtё misterioze”
thotё Borgesi dhe, nisur nga kjo, do tё ishte ndoshta mё mirё qё goditjen poetike ta linim pёr t’u zbuluar nga vetё ai qё e merr gjatё leximit.
Çdo njeri e gjen apo, mё saktё, e ndjen atё goditje, sepse poezia ёshtё brenda secilit dhe mjafton vetёm njё shkёndijё pёr shpёrthimin befasues. Jo mё kot nobelisti Quasimodo ka thёnё se…
”Poezia ёshtё zbulimi i njё ndjenje, qё poeti beson se ёshtё e tij, ndёrsa gjithkush qё lexon poezinё kujtohet qё e paska pasur tё vetёn.”
Kjo shprehje mё solli ndёr mend njё figurё magjike tё kinematografisё, “Postierin”, heroin e filmit me tё njёjtin titull, sjellё nё ekran nga Massimo Troisi.
Ai qё e krijoi nuk e pa dot tё pёrfunduar filmin e tij tёrёsisht poetik, se zemra e sёmurё qё nё vitet e fёminisё i pushoi dy orё pas mbarimit tё xhirimeve.
Por, “Postieri” mbeti si njё nga mrekullitё e artit, ku heroi, me atё hutimin disi naiv e tё papёrsёritshёm, shkaktuar nga goditja poetike, tё kujton se ёshtё brenda teje dhe, shpeshherё, i njёsuar kёndshёm me ty.
Filmi ёshtё realizuar nё njё nga brigjet mё tё bukura tё detit dhe ndёrsa deti ёshtё thuajse i qetё, valёt poetike janё vazhdimisht tё pranishme.
Ato tё godasin paqёsisht, aq sa duhet, pёr tё zgjuar poezinё qё ke nё shpirt.
Shumё nga bisedat e postierit me poetin Pablo Neruda, vijnё thjesht e bukur nga dy njerёz me nivele tё ndryshme, po me nje dashuri tё madhe pёr universin poetik. Prej tyre kam veçuar shprehjen krejt tё çiltёr tё postierit, qё ndёrthuret mё sё miri me atё çka mё sipёr e kanё thёnё artistёt e shquar: “Poezia nuk ёshtё e atij qё e shkruan. Poezia ёshtё e atij qё e ndjen se nuk mund tё bёjё dot pa tё”.
Nisur nga kjo, gjatё pёrzgjedhjes sё poezive nuk u tundova nga emrat e tё mёdhenjve, po nga veçoritё “goditёse” tё vargjeve qё poetёt, pavarёsisht nga fama, kanё sjellё pёr ne.
Numri i poezive qё mund tё bёhen tё dashura s’ka si tё jetё i njёjtё pёr çdo lexues. Dikush ka pёr tё pёlqyer disa prej tyre, dikush tjetёr mё pak, por edhe sikur njё e vetme tё pёlqehej nuk do tё mё vinte dhe aq keq, sepse kam gjithashtu parasysh qё,
“Bota nuk ёshtё mё po ajo qё ishte, pasi t’i jetё shtuar njё…”
 
Shqipëruar nga Lame (Harallamb) FANDI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s