Kalendari poetik: Banana Yoshimoto 24 korrik 1964 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Banana Yoshimoto
 
Kalendari poetik: Banana Yoshimoto 24 korrik 1964
 
Sot është data e lindjes së shkrimtares japoneze Banana Yoshimoto, (emri i vërtetë Mahoko Yoshimoto), lindur në një familje intelektuale japoneze. Ja një poezi prej saj:
 
 
SIKUR TË MUND…
 
Zot, dua ta prek patjetër, ndryshe u çmenda.
Një dëshirë e papërmbajtur.
Sikur të mund ta prek…gjithçka që të më kërkojë,
jam gati ta bëj.
 
E mendova dhe e bëra. Gjithçka qe e vetvetishme.
Qe pikërisht kështu që bëmë dashuri.
 
Jo si dy që pak a shumë pëlqehen
e lënë takim pa vrarë mendjen shumë,
vjen mbrëmja, hanë, pinë dhe kur vjen çasti, ashtu heshturazi,
bëjnë ç’është për t’u bërë qysh atë mbrëmje.
 
Jo, ajo qe dëshirë për t’u prekur me çdo kusht,
dëshirë për puthje, përqafime,
dëshirë e papërmbajtur t’i afrohem sado pak,
edha po të mos i përgjigjej ndjenjës sime, me çdo kusht ta prekja.
ai afsh për të, atë çast,
me asnjë tjetër, përveçse me të.
Po, më kujtohet, kështu qe ajo dashuri.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s