METAMORFOZË / Poezi nga Anila Varfi

 
Poezi nga Anila Varfi
 
 
METAMORFOZË
 
Të dëgjoj e t’kërkoj mendimesh,
Kur frika më çmend zjarrmisht,
Të prek e t’ndiej në çdo qelizë,
Kur orët e mungesës më kthejnë në lumë fjalësh
Deri në vetëhelmim.
Të kërkoj në lutjet drejtuar qiellit,
Të takoj në shkulmet e vuajtjeve t’mia,
Kur koha s’është më kohë
E hapësira harron të jetë hapësirë.
Atëherë, mistershëm,
gjithë ç’ka jam,
Pak nga pak ka filluar të ngjasojë me TY.
Atëherë, ashtu u bëftë:
Qofsha paksa shëmbëlltyrë e jotja: Diell-Qiell-Det-Lumë e Tokë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s