Poezi nga Vlora Rexhaj

 
Poezi nga Vlora Rexhaj
 
 
Grua
 
Kang e egër
ngjiz mureve të shpisë
 
Grua
Dënezje e malltë
që shqyen sytë
e mirësisë
 
Grua
Tokë e shkeltë në plogën
e vetëmisë
 
Grua
Legjend murosun
n’pellgun e dashnisë
 
 
ASGJA !
 
Asgja s’ka matan
dorës tem
 
Që shtërngu ka
bukën e nxehtë
me dromca Nane
 
E erën ja kam ndi
përtej udhëve të laguna
me mallin e fëmijënisë!
 
 
M’duj !
 
M’duj e shuj gacat
që shpirti jem ndez
natën e lume me hanë
t’përvlum prej afshi tonë
 
M’duj e k’puti petalet e jargavanta
me buzëqeshje dielli e mbi shtratin
tonë çele vesën e mëngjesit
 
M’duj ,vrullshëm përbie mallin e kurmit
tem ,si përbin vala shkambin n’oqean
 
M’duj,përtej andrrës ,m’duj!
Thaj sytë që s’shohin ma nurin tand ,nadjen e vrame me re
 
M’duj ,e vdis me m’u!
 
Nën qërpikët e mij thur kurora lule-maji
për dashnin tonë t’përbetume!!
 
 
NË ‘TEHUN E VETMISË
 
Ulur në tehun e vetmisë
Duartë shtrirë
Stinëve të ngrira t’diellit
 
Nën krrokamën e korbit
Mbush plasaritjen e shpirtit
Me vrerin e dehur t’mëngjesit
 
Asgjë si dje
 
Vetëm hëna kre flokët
në pasqyren e thyer
 
Në mullirin e dhimbjes
Bluhen ëndërrat njomëcake
 
Në natën pa sy
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s