Poezi nga Anila Kruti

 
Poezi nga Anila Kruti
 
 
Ajër
 
Të lidhem në duar.
Shtrihem në gishtat e degëve.
Vi nga një shekull tjetër .
Behem ujë në duart e shiut.
Trëndafil i vetmuar në kopshtin e parajsës .
Nuk me kujtohet ç’kam qenë
veç e di që dita rrjedh prej meje.
Si zanë në shtatë qiej brumoset mëngjesi.
Unë jam mëngjesi.
Nga sytë pikojnë dritë.
dhe një bri prej dielli në ballë
zgjon kaprollin në pyllin e blertë.
 
 
…prej dielli
 
Pikoi dita…
Rrodhën ujërat në shtratin tim.
Kënduan fushat baladat epike.
Diellin se pashë.
Unë të prisja ty!
Ti ,ishe bërë i gjithi perëndim.
Këndova në breg ,si sirena e detit.
Brigjet mbyllën sytë në palma malli.
Për herë te parë zbriti qielli mbi krahët e mi,
më veshi fustanin prej dielli.
 
 
Zogjtë *
 
Unë vija dhe ikja.
Shtëpinë e kisha në pyll.
…rrisja fëmije, atje.
E mbaj mend si tani kur ranë vetëtimat
mbi lisin plak e i dogjën shtatin.
U dogjën foletë.
E vetme erdha në shtëpi.
Fustanin lehonë të vjeshtës e vara në ballkon,
kur befas u mbush me zogj…
 
 
***
 
U ndez fjala në duart Hestias .
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde.
Hapat të sollën tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë .
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshëm shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën.
Duarve të tua mbushjen me dritë.
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsën prej uji.
Të pashë te luteshe në emër të dashurisë tek këndove një psalm prej biblës së buzes: E bukura ime !
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s