Nuk pendohem – Poezi nga Sergei Esenin / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Sergei Esenin
 
 
Nuk pendohem
 
Nuk pendohem, nuk thërras, vetëm qaj
Si vesën më tret, kohëndyra, merr osh…
Ngjyrëvyshkja, mbi mua, ka rrënë e pafaj
S’do jem më i ri, si dikur, por thinjosh!
 
S’do të rrahësh më, me rritmin e vjetër
Zemra ime, që të ftohtit të preku
Dhe parajsës – fshatit tim, të epërm
Zbatharak do këndoj, zemër etur.
 
Shpirt rrugaçi! Së fundmi, më rrallë
Fërgëllon të buzëve, zjarr…
Oh! freskia ime, paranojës humbur
Përmbytje ndjesish, në sy lakmitarë
 
U bëra dorështrënguar në gjithë dëshirimet
Nuk është më e imja, kjo jetë!
I mungojnë stuhitë dhe mërzi janë kujtimet
Dita, pa mëngjezet bujare, vërtet.
 
Jemi të gjithë kësaj bote të shprishëm
Dhe nga pemët me gjethe, shpirti largohet
Qoftë përherë ky çast, i lavdishëm
Që patëm qënësinë, me të drejtë të firohet.
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s