Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
***
 
Mes syve të tu,
pash malin e dhimbjeve të tua si kishte ngrirë
Mua dhe ty na duhej forcë ta shembnim.
E kur ai mal ra, ndjeva rropamēn e lotëve të tu,
të godiste muret e shpirtit tim
dhe s’ ndalej.
Zemra ime përplasej në bregun e egër
të një deti paemër.
Kërkonte zemrën tënde që nuk binte dot në paqe.
 
Kur më në fund heshte mes krahëve të mi
e përlotur,
nxorre tingullin e vetëm që kish mbetur
shpirtit tënd të lodhur
thirre dhimbshëm brenda kraharorit tim “mos më lësho, të lutem…”
Oh sikur ta kuptoje se kjo kurrë s’ ka pèr të ndodhur,
Se ekzistenca jote ka qenë veç bekim,
Se ti dhe unë jemi një
Se pa dritën e artë të syve të tu gjelbërosh
asnjë ditë e imja nuk mbushet me ajër
Asnjë ditë e imja s’mund të ketë kuptim…
Se pa Ty e shtrenjta ime nuk ja vlen të jetosh.
 
 
 
***
 
Ti fle…
unë majë gishtash përgjoj gjumin tënd ikanak,
shoh me ngulm qepallën e rënduar të syve të tu
në kërkim të ëndrrës lënë në mes
Dhe lutem…
ku je Zoti im, ku
Numëroj minutat,
i mbledh dhe i bekoj
Çdo minutë më duket i shtrenjtë
Ndaj fli e vogla ime fli,
(mbi ballin tënd rri një shenjt
unë e dëgjoj ç’po thotë…)
Jeta nesēr do të rrjedh më e bukur
Ashtu siç rrjedhin të lirë
të gjithë lumenjtë në botë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s