Poezi nga Mercedes Gega

 
Poezi nga Mercedes Gega
 
 
 
Sonte
 
Ti mban aromën e drurit që digjet
n’përqafime t’flakësht lirie
Unë, një fletë e bardhë,
varg i pashkruar dashurie…
 
 
Shi…
 
Shi sot…
…dhe dje…
Kjo lagështi më zgjon në asht ca krisje të fjetura stinësh…
 
Është dimër!
 
Përtej xhamit bota dhe ti
Flisni n’degë mundësish me variable erërash…
 
Bën i ftohtë i ëmbël,
Por kërcitja e zjarrit më ngroh heshtjet
Ndërmjet dy rrahjesh zemre…
 
Në TV (pa zë )vallëzojnë në akull një çift balerinësh…
 
Gjithmonë më ka magjepsur vallëzimi në akull!
…ekuilibri, eleganca, rrjedhshmëria e lëvizjeve…
…dhe ringritja, pasi ata që s’rrëzohen një herë, ekzistojnë më pak se pak…
 
Mes nesh vazhdon bie shi…
E çuditshme,
Gjithësesi përtej të gjithës që na ndan këtë çast,
Të të harroj mund të gjej 9 arsye…
Mos të të dua?
Asnjë…
Për besë asnjë!
 
 
Të dielat…
 
Të dielat i dua pa mëngjese
Pa aromë kafeje, pa alarm
Mesditës më mblidh në grimca puthjesh…
Deri atëherë më ler të jem
Ajër…
 
 
Tani…
 
Përqafomë!
Sonte kam nevojë për ty
Gjithë qiejt kanë hapur dyer dimrash
Litarë shiu më përplasen në fytyrë…
 
Më puth!
Sonte kam nevojë për ty!
Gravitetit të saj mbështete botën
Puthjesh ndizma diellin në sy…
 
Më duaj!
Thjesht, pa bujë, siç di ti
Deri nesër është një jetë e tërë i dashur
Ose vetëm një çast
Ndaj duamë,
Por duamë tani!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s